"ALBTelekom”: “Albanian Telekom, pronë historike e Shtetit Shqiptar. Regjistrimi i emrit Telekom Albania, kundër ligjeve tregtare, kodeve të QKR-së dhe praktikave të Autoritetit të Konkurrencës"

Postuar në 24 Korrik, 2015 11:36

Vetëm pak ditë pasi “Deutsche Telekom” hyri zyrtarisht në Shqipëri, zyrtarizohet ankesa e parë. Drejtori i Përgjithshëm i ALBTelekom, Erkan Tabak, ka shpërndarë sot një deklaratë për shtyp, përmes së cilës konsideron si joligjore dhe të parregullt, përdorimin e emërtesës “Telekom Albania”, nga ana e “DT”. Më poshtë deklarata e plotë:

“ALBtelecom, i njohur nga Qytetarët Shqiptarë edhe si Albanian Telecom, duke zotëruar edhe emërtesën zyrtare Telekomi Shqiptar përpara privatizimit, është një kompani po aq e vjetër sa Shteti Shqiptar me rrënjë që zgjaten 104 vjet më parë. Ky institucion, në të cilin Shteti Shqiptar edhe sot zotëron 20 përqind të aksioneve, është kthyer në një identet të konceptit të Telekomunikacioneve dhe Teknologjisë në Shqipëri.

Përdorimi i emrit Albanian Telecom nga kompani të tjera sëbashku me të gjitha versionet e mundshme të tij dhe i cilitdo emër që në mënyrë direkte sjell në vëmendje emrin Albanian Telecom dhe përkthimet e tij, është tërësisht i ndaluar bazuar në ligjet tregtare shqiptare në fuqi, dhe direktivat e Bashkimit Evropian.

Albanian Telekom/Telekomi Shqiptar nuk është vetëm një emër kompanie, por gjithashtu edhe një pronë historike e Shtetit Shqiptar. Fakti që regjistrimi i emrit Telekom Albania, që ngjan identikisht me Albanian Telecom thjesht me një radhitje tjetër të fjalëve, është jo vetëm kundër ligjeve tregtare në fuqi, por edhe kundër kodeve të QKR-së dhe praktikave të Autoritetit të Konkurrencës.

Për arsyet më sipër, është shumë surprizuese për ALBtelecom që të shohë përdorimin zyrtar dhe lançimin e emrit të kësaj kompanie nga një kompani tjetër. Gjithësesi, pavarësisht së më lart, ne ende besojmë se ky nuk është veprim i paramenduar, por një pikë pakujdesie brenda institucionit.

ALBtelecom është gati për të përdorur të gjitha të drejtat ligjore lidhur me këtë çështje, gjithësesi ka besim të plotë se ndryshimet përkatëse do të ndodhin dhe në këtë mënyrë nuk do të ketë nevojë për veprime ligjore”.
s.z

Comments

Submitted by tekniku (not verified) on

QKR hezitoi ta regjistronte, por u erdhi sugjerim nga lart... ndaj nuk besoj se eshte ngaterrese; megjithate bujrum ne gjykate, te shikoni gallate.

Submitted by refleksion (not verified) on

<p>Me mire te kemi prani Gjermane ne Shqiperi sesa prani Turke</p><p>&nbsp;</p><p>&nbsp;</p>

Submitted by Albana (not verified) on

Nese qeveria i ka dhene leje ky eshte nje turp, se mesa dime ka aksione ne Albtelecom.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.