Albpetrol në borxhe, dynden sekuestrot në QKR, 6 vetëm më 2015

Postuar në 17 Korrik, 2015 08:43

Kompania shtetërore e nxjerrjes së naftës, Albpetrol edhe pse ka përmirësuar treguesit financiar për shkak të mirëmenaxhimit të dy viteve të fundit ndodhet në një lumë kërkesash për sekuestro në Qendrën Kombëtare të Regjistrimit (QKR) nga shoqëritë përmbarimore që kërkojnë bllokimin e dokumentacionit të kompanisë deri në shlyerjen e detyrimeve ndaj klientëve të tyre.

Vetëm gjatë vitit 2015 janë lëshuar të paktën 6 urdhra bllokimi në emër individëve dhe kompanive ndaj të cilave Albpetrol ka detyrime.

Muajin që shkoi shoqëria “Zike” ka kërkuar vendosjen e sekuestros konservative në bllokimin e kuotave të Albpetrol deri në një urdhër të dytë. Më herët në fillim të muajit në të njëjtën kërkesë ka bërë edhe Shoqëria Përmbarimore Gjyqësore Private “TDR GROUP”.

Në vijim të sekuestrove në muaji prill të këtij viti Zyra Përmbarimore “Ardael” urdhëroi vendosjen e masës së sekuestros konservative mbi kapitalin e “Albpetrol ” për shkak se, kjo shoqëri rezulton debitore ndaj shoqërisë “ Genti” sh.p.k.

Më tej urdhëra të tjerë bllokimi janë kërkuar nga shoqëritë përmbarimore në favor të individëve, pasi ndaj tyre gjiganti shtetëror i nxjerrjes së naftës mësohet të ketë detyrime.

Gjatë vitit 2014 shoqëria rriti eficencën në prodhimin e naftës gjatë 2014 me rreth 60%.

Drejtori aktual i kompanisë në një intervistë të mëparshme për Monitor, Endri Puka ka pohuar se, kur mori drejtimin e në fund të 20153 borxhet e prapambetura në total numëroheshin 100 milionë dollarë. Ky borxh, sipas tij, ishte krijuar kryesisht gjatë dhjetë viteve të fundit, si pasojë e shitjes së naftës pa parapagim dhe mosmbledhjes së detyrimeve nga kompanitë.

Në drejtim të mbledhjes së detyrimeve të prapambetura nga kompanitë e marrëveshjeve hidrokarbure, Albpetrol, duke shfaqur qartas synimin për të prishur marrëdhëniet nëse nuk shlyen borxhet, i detyroi kompanitë që të pranonin detyrimet dhe të bien dakord për plane të mirëpërcaktuara për shlyerjen e tyre.

"Monitor"

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.