Abuzim me paratë e shtetit, KLSH kallëzon penalisht Kreun e Tatimeve në Berat dhe dy ish-­drejtues në Elbasan pasi shkaktuan dëm ekonomik 1 mln euro

Postuar në 18 Korrik, 2015 09:27

KLSH ka denoncuar vazhdimisht kohët e fundit zyrtarë të llartë të shtetit të cilët abuzojnë me fondet publike. Në këtë kuadër Kontrolli i Lartë i Shtetit ka kallëzuar penalisht Kreun e Drejtorisë Rajonale Tatimore në Berat, si dhe dy ish­drejtorë në Elbasan me akuzën për “shpërdorim detyre”.

Në Drejtoritë Rajonale të Tatimeve Elbasan dhe Berat, KLSH ka konstatuar të ardhura të munguara në Buxhetin e Shtetit për të dy institucionet në shumën rreth 147 milionë lekë ose mbi 1 milion euro dhe dëm ekonomik në DRT Berat rreth 59 milionë lekë ose mbi 421 mijë euro.

Kontrolli i Lartë i Shtetit, nga auditimi mbi zbatimin e legjislacionit tatimor, të ushtruar në Drejtoritë Rajonale të Tatimeve, Elbasan dhe Berat, ka konstatuar gjatë periudhës 2013 – 2014 mospërputhje në veprimtarinë e administratës tatimore me kërkesat e kuadrit rregullator në procedura dhe të meta e mangësi në zbatimin e legjislacionit dhe akteve administrative që rregullojnë veprimtarinë e administratës tatimore në procesin e realizimit të të ardhurave tatimore dhe kontributet e sigurimeve shoqërore e shëndetësore.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.