“Rruga e Elbasanit” komenton raportin e DASH: E turpshme që parlamenti shqiptar ka deputetë të dënuar për trafikim njerëzish!

Postuar në 28 Korrik, 2015 05:48

Ka qenë pothuajse i drejtpëdrejtë dhe i hapur presioni i ambasadës amerikane ndaj partive politike shqiptare, e sidomos PS-së, që të “korrigjonte” emrat e kandidatëve të zgjedhjeve të fundit lokale, duke ndërruar të përfolurit për të shkuar kriminale. Nuk pati asnjë reagim nga partia në pushtet, dhe si rrjedhojë raporti i DASH foli hapur për problematikën shqiptare, ku deputetë të dënuar për trafiqe vazhdojnë të jetë pjesë e parlamentit.

Ambasada amerikane ka komentuar sot përmes një deklarate raportin në fjalë, ku edhe “rreshti i mirë” për qeverinë flet thjesht për “përpjekje domethënëse për të përmbushur standartet minimale për eleminimin e trafikut”. Më poshtë deklarata e plotë:

 

“Në vijim të interesimit nga media për Raportin e Departamentit të Shtetit për Trafikimin e Personave për 2015, Ambasada e SHBA dëshiron të vërë në dukje se raporti vlerëson se Qeveria e Shqipërisë bëri përparim të mirë dhe vazhdon të bëjë përpjekje domethënëse për të përmbushur standartet minimale për eleminimin e trafikut. Ne nxisim qeverinë shqiptare t’i vazhdojë ato përpjekje për të luftuar të gjitha format e trafikimit të njerëzve nëpërmjet zbatimit të fortë të ligjit dhe mbrojtjes efikase të viktimave, si dhe me politika për parandalimin e trafikimit. Shtetet e Bashkuara janë të angazhuara të punojnë me Shqipërinë për të mbështetur përpjekjet e vazhduara kundër trafikimit të njerëzve.

Në të njëjtën kohë, Ambasada vlerëson si të turpshme që ka një anëtar të parlamentit shqiptar me dënime për trafikimin e njerëzve. Shqiptarët kanë të drejtën të kenë përfaqësues të zgjedhur me integritet dhe standarte të larta etike, jo kriminelë.  Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë t’i kërkojnë të gjitha partive politike që t’i mbajnë individët me të shkuar kriminale larg jetës politike dhe publike të Shqipërisë”.

 

a.k

Comments

Submitted by Licovuni (not verified) on

<p>Kane emra keta te inkriminuar dhe pse qenka e ndaluar ti njohi publiku me emer e mbiemer dhe krimet qe kane bere si i di SHBA-ja? Pyetje kishnja!</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.