“Me qetësi dhe dashuri”, të dënuarit e burgjeve shqiptare votojnë në masë LSI-në

Postuar në 29 Qershor, 2015 06:03

“Qetësia dhe dashuria” triumfon edhe në institucionet e vuajtjes së dënimit. Lëvizja Socialiste për Integrim ka shënuar një rezultat spektakolar edhe në burgje këro zgjedhje lokale. Sipas gazetës Shqip, në këto zgjedhje ka pasur 15 qendra votimi për të burgosurit. Në total është votuar në Burgun e Grave në Tiranë, në Burgun e Krujës, Burgun 302, të Burrelit, Krujës, Durrësit, Lezhës, Drenovës, dy burgjet e Elbasanit, Beratit, Vlorës, Tepelenës, Sarandës dhe Kukësit. Nga 2163 vota të vlefshme, LSI ka marrë thuajse gjysmën, 1053, PS-ja ka marrë 346 vota kurse PD ka marrë vetëm vetëm 291 vota.

a.k

Comments

Submitted by Anti-indiferenti (not verified) on

<p>LSI qenka shume popullore ne burg !!! &nbsp;Thua qe te burgosurit gjejne vetveten tek cilesite e LSI-se, apo i kane qejf se jane te majmur dhe mezi po presin qe te vijne ca prej tyre ne qeli dhe ti kene si shok burgu qe do i mbajne me te mira.&nbsp;</p>

Submitted by Plaku Xhuxhumaku (not verified) on

<p>Dhe thone pastaj qe LSI nuk eshte partia e hajduteve. A ka prove me te mire?</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.