“Lazarati” që shtrihet nga Veriu në Jug të vendit. Policia njofton se ka asgjesuar 205 mijë rrënjë kanabis sativa vetëm në 2015-ën

Postuar në 17 Korrik, 2015 04:19

Duket se Shqipëria nga Veriu në Jug nuk është gjë tjeter veç nje “Lazarat i Madh”. Kështu thuhet në një kronikë të trasmetuar nga “Abc News” që bën dhe një bilanc të asgjesimit të bimëve narkotike ditët e fundit.  

Mëngjesin e së enjtes, policia njofton se 3150 bime kanabis sative u asgjesuan në Tepelene. Droga ishte mbjellë në 4 parcela midis  fshatit Dreze dhe lumit Vjose.

Po në të njejten ditë, policia njofton se jane asgjësuar 300 rrenjë kanabis sativa të mbjella nga një 23 vjecar i cili u vu në pranga.

6115 bime kanabis sative u asgjësuan me anë të djegies në Kruje ditën e hënë.

Po gjate kesaj jave Kruje u asgjësuan 5130 rrenje kanabis sative të mbjella në 99 parcela.

Nje tjeter njoftim flet per 6138 te mbjella në 24 parcela në Shkoder, të cilat u ashkaterruan po nga policia. Ndërsa në  Lezhe u asgjësuan 760 rrënje bime lëndë narkotike.

Po në fillim te ketij muaji ne Gjirokaster u asgjësuan 1471 rrënjë kanabis sativa. Ndërsa në Sarandë 115 bime kanabis sative. Ne Permet u asgjesuan 1100 bima kanabis.

Kultivmit te bimeve narkotike nuk i ka shpetuar  as kryeqyteti. Ne 3 korrik të ketij viti Policia e Tiranës asgjësoi rreth 1000 rrenje kanabis sativa.

Sipas “Abc News” në bazë të këtuyrë të dhënave Shqipëria është kthyer një lloj Kolumbie në anë te Evropës, pasi dhe edicionet informative hapen ccdo ditë me njoftime nga malet me kanabis.

Megjithatë këto ishin vetem disa nga rastet që vete policia e shtetit njofton për asgjesimin e bimeve narkotike në gjithe vendin. Policia informon se jane sekuestruar dhe shkaterruar 205 mije rrënje kanabis ndërkohe që nuk ka evidenca të qarta se sa është eksporti ilegal që ka Shqiperia.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.