“Kushte skllavëruese, Ciprasin e kanë gozhduar në negociata”. Sindikata e shërbimit civil, nesër grevë 24 orëshe

Postuar në 13 Korrik, 2015 14:58

Punonjësit e shërbimit civil në Greqi kanë shpallur nesër një grevë 24 orëshe, për të protestuar kundër lajmeve që dolën nga negociatat e ferrit me BE-në, sipas të cilëve kryeministri Aleksis Cipras “ishte kryqëzuar” nga liderët e Bashkimit Europian. Sindikata ADEDY ka njoftuar se protesta do të bëhet kundër kushteve skllavëruese me të cilat u firmos marrëveshja e re e Greqisë me kreditorët, ndërkohë që një reagim i ashpër është rezervuar edhe për Ciprasin dhe partinë Syriza. Mjaft nga deputetët e partisë, pritet të votojnë kundër marrëveshjes së re në parlament. Për ta, është padurueshme ironia e fitores spektakolare në zgjedhje me platformë anti masave shtrënguese, dhe prezantimi pikërisht i një platforme të tillë.

a.k

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.