“Jupiter Ascending”, Mila Cunis 'tradhton' Ashton Cutcher

Postuar në 10 Dhjetor, 2013 09:07

“Jupiter Ascending” është filmi i ri që pritet të dalë së shpejti me protagoniste Mila Cunis.

Bëhet fjalë për një film fantastiko-shkencor ku në krah të bukuroshes hollivudiane luan aktorin Channing Tatum. Si pjesë e fushatës promocionale, producentët e filmit publikuan një video prej 2 minutash me sekuenca nga filmi. Cunis luan rolin e Jupiter Jones, vajza që zbulon se ruan sektretin e jetës për miliona qënie, ndërsa Tatum rolin e “ëngjëllit të saj mbrojtës” nga forcat e errta. Por jo vetëm kaq, në një skenë të publikuar deri më tani, Cunis dhe Tatum shkëmbejnë edhe një puthje pasionante.

Vec Cunis dhe Tatum, në film luan edhe Sean Bean. Filmi del në kinema më 25 korrik të vitit të ardhshëm, vepër e producentëve Lana dhe Andy Wachowski.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.