“Betabrand” dhe “Norton” hedhin në treg pantallonat blue jeans antiwireless

Postuar në 17 Dhjetor, 2014 12:00

Kompania “Betabrand” pritet të hedhë në treg në muajin shkurt një palë pantallona blue jeans, që ndalojnë vjedhjen e të dhënave përmes teknikës së identifikimit të frekuencave radio( radio frequency identification (RFID)). Produkti në fjalë është zhvilluar në bashkëpunim me kompaninë “Norton” dhe arrin që përmes përdorimit të një materiali me bazë argjendi të bllokonë sinjalin wireless që krijon mundësinë e vjedhjes së të dhënave në pasaporta apo edhe karta krediti. Më herët, një tjetër kompani, kishte zhvilluar një portofol me të njëjta synime. Së shpejti do të hidheg në qarkullim edhe një xhaketë me të njëjtat funksione. Pantallonat dhe xhaketa kushtojnë respektivisht 151$ dhe 198$.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.