Çfarë janë API dhe sistemet e hapura

Postuar në 15 Maj, 2014 06:05

Në një shkrim të bërë përpara dy ditësh tek rubrika Hi-Tech ka nisur një "mini-betejë" midis dy komentuesve që qartasi duhet të jenë programues ose të paktën këshillues për programim. Ata po debatojnë mbi këtë çështje: a duhen publikuar API në rastin e një shoqërie që merret me software dhe që ofron shërbime që mund të klasifikohen si shërbime publike. Dmth bëhët fjalë për ato shërbime që deri dje i ofronte shteti dhe sot i ofron dhe privati. Cilat janë rregullat e transparences që duhet kjo shoqëri private të garantojë? Pse duhet t'i garantojë? Çfarë roli duhet të ketë shteti?

Këto janë pyetje që nuk mund të gjejnë përgjigje vetëm në dy rrjeshta, por në do të përpiqemi të japim një hyrje në këto ide, me qëllim që edhe lexuesi joteknik të kuptojë debatin e nxehtë të dy komentuesve tonë.

Në praktikat e programimit të stabilizuara tashme prej vitesh (dmth prej të paktën 15-20 vjetesh) ekziston një koncept që tashmë është i pranuar nga të tëra palët për komunikimet ndërmjet shërbimeve të ndryshme. Ky mekanizem quhet API dhe do të thotë "application programming interface". Ideja është shumë e thjeshtë: një shoqëri prodhon një sistem kompjuterik të caktuar (psh në fushën e mjekësisë, pjesë e praktikave të e-health). Kjo shoqëri deklaron publikisht nëpërmjet API-t të saj, se si një tjetër program kompjuterik mund të aksesojë një pjesë të të dhënave të programit të shoqërisë. Për të dhënë një ide më të qartë, imagjinoni një software për mjekët pediatër, i cili ka akses dhe në ndonjë pjesë të të dhënave publike (dmth të shtetit :) ) dhe përdoret për të ruajtur dhe update-uar kartelën mjekësore të pacientëve të një pediatri. Si mundemi të aksesojmë të dhëna të caktuara të këtij software-i? Dhe cilat janë të dhënat që na interesojnë të aksesojmë? Shteti mund të ketë interes të aksesojë të dhëna për qëllime statistikore (disease tracking), një shoqëri sigurimesh mund të ketë nevojë të aksesojë të dhëna mbi llojet e sëmundjeve dhe mjekimeve të përdorura (në korelacion me sigurimin që ka pacienti). Ndërkohë sistemi financiar që ka në përdorim mjeku duhet të lidhet me sistemin e pediatrit për të deklaruar saktë të ardhurat (gjithmonë në rast se qeveria në fjalë dëshiron të ketë bilance të sakta, në rastin e kundërt mund të përdorim sistem me dopio bilanc siç e kemi etiketuar ne dhe një financier i punësuar në shtet tek zyra e hetimit, do të kalojë pasdite tek privati për të hedhur në Finance5 aq sa duhet).

Por akoma më e rëndësishme është fakti që vetë sistemi i pediatrit ka nevojë të aksesojë të tjerë sisteme të dhënash. Psh. atë të një shoqërie farmaceutike për të pasur informacionin e fundit mbi mjekimin e fundit, atë të sistemit të sigurimeve për të ditur sa të tarifojë pacientin, etj...

Ky lloj sistemi sic u përshkrua më sipër ekziston në Francë sot, dhe mjeti që u përdor për të realizuar këtë ndërlidhje të kaq shumë palëve është një smart card  që në Francë e quajnë carte vitale. Shoqëria që e krijoi (për llogari të qeverisë !!!) që prej vitit 1993 ka ndjekur tërë evolimin e këtij sistemi dhe ka garantuar dhe aksesin e duhur për palët e treta në këtë sistem. Ata kanë publikuar API-n e tyre dhe shoqëri të ndryshme të zhvillimeve të programeve kompjuterike kanë pasuruar sistemin me programet e tyre. Jo vetëm kaq, por API është përdorur edhe nga palë të tjera qeveritare për qëllimet që rradhitem me lartë. Këto informacione mund të merren në faqen zyrtare në internet në adresen : http://www.sesam-vitale.fr/ .

Ku është Shqipëria në këtë sfidë teknologjike? Qeveria e mëparshme mundësoi jo pak investime në fushën e IT-se por nuk mund të thuhet se investimet kanë shkuar në sensin e duhur. Të paktën jo për sa i përket temës që në po trajtojmë në këto rrjeshta. Nuk njihet asnjë sistem software-ik në përdorim në shtet që të ketë autorizuar akses palëve të treta deri më sot. Madje edhe sistemi më i avancuar që u realizua, ai i kartave të identitetit, jo vetëm që nuk është dhënë kurrë akses palëve të treta, por ata që kanë provuar të kërkojnë akses (dhe në kemi informacione të sigurta që ka pasur raste të tilla) u është dhënë një përgjigje jashtë cdo llogjike: sistemi i programimit nuk është dorëzuar në zyrat e duhura të shtetit sepse është pronë e kompanisë që ka realizuar sistemin. I kujtojmë lexuesit që flitet për shoqërinë Sagem, e bazuar në Francë! Dmth, po punove në Francë ka API, po punove në Shqipëri nuk ka API (është interesant fakti që pjesa më e madhe e lexuesve të carte-vitale në Francë janë të SAGEM dhe pa API këta lexues nuk do të funksiononin).

I kthehemi debatit të dy komentuesve tanë. Komentuesi që thotë se përfaqëson shoqërine MPay deklaron se nuk ka arsye për të dhënë API, qoftë për rrezikun e të dhënave, qoftë se nuk e ka për detyrë. Kuptohet që askush nuk ka të drejtë ta detyrojë. Prona intelektuale është e shoqërisë dhe ajo ka çdo të drejtë ta shfrytëzoje në interes të sajin. Por duke pasur parasysh që API është në të mirën e evolimit të sistemit, si dhe në të mirën e qytetarit, atëherë nuk kuptohet për cilën arsye ky sistem i mbyllur duhet të reklamohet nga Ministri për Inovacionin, znj. Milena Harito. Po flasim për një shoqëri private që nuk ndjen asnjë detyrim ndaj praktikave që vetë kjo Ministri ka kaq shumë reklamuar në muajt e fundit. I kujtojmë lexuesit që në ditët e para të majit u mbajt konferenca dy ditore Open Source Albania ku vetë Ministri Harito theksoi rëndësinë e programeve pa pagesë dhe me kod të hapur.

Për ta mbyllur, po prekim një temë delikate dhe askush nuk mundet të thotë se ku qëndron e vërteta absolute. Tregu ynë është i ri në këto tema dhe zakonisht ne thjesht mundohemi të marrim nga praktikat e mira të vendeve më të avancuara. Lexuesi i interesuar mund të informohet vetë në faqet e mëposhtme dhe të krijojë një ide të tijën mbi këtë debat:

http://en.wikipedia.org/wiki/Application_programming_interface

http://www.sesam-vitale.fr/offre/industriel/carte-vitale/lec...

http://www.sesam-vitale.fr/nous-connaitre/histoire.asp

http://en.wikipedia.org/wiki/Open_data

http://www.theguardian.com/commentisfree/2014/may/12/respons...

http://en.wikipedia.org/wiki/Open_government

I.H

Comments

Submitted by CyBeR_LuCiFeR (not verified) on

Kam 2 dite qe ja bej vetes kete pyetje dhe nderkohe pata nje pergjigje ne artikullin paraardhes ku thuhej se ishte sherbim i pari ne llojin e tij ne shqiperi dhe si i tille ( duke qene se dhe nuk kishte asnje financim nga taksapaguesit shqipetar ) duhej te reklamohej nga znj. Ministre.

Pak feminore si logjike .... po nejse le te mendojme se jan nisur ne menyre konstruktive ....

Submitted by sofo (not verified) on

Eshte me e thjeshte se kaq.

Jane aq amatore (ministria) sa edhe thelbit te debatit emrin ja kane gjetur gabim(jo vetem qe nuk ja kane gjetur sakte por i kane veshur emrin e nje nocioni qe nuk eshte fare ne diskutim)

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.