Egjipti dhe Arabia Saudite njoftojnë ndërtimin e një ure mbi Detin e Kuq

Postuar në 08 Prill, 2016 15:54

Pasi u ndërtua kanali, tani do të ndërtohet ura. Kjo po ndodh mes Egjiptit dhe Arabisë Saudite, vende fqinje të cilat kanë njoftuar ndërtimin e një ure në detin e Kuq. Lajmi është bërë publik gjatë vizitës së mbretit saudit, Salman, në Egjipt, ku ai ka takuar presidentin egjiptian, Abdul-Fattah al-Sisi. Ky i fundit ka shtuar se ura do të mbajë emrin e monarkut saudit. Egjipti është vendi me popullsinë më të madhe arabe, ndërkohë Arabia Saudite ka një rol të madh në botën arabe, si pasojë e pasurisë që posedon. Egjipti kishte rënë dakord për ndërtimin e urës që në vitin 2011, por me sa duket ajo tani do të hyjë në fazë konkretizimi. Projekti ka nisur të diskutohet që në vitin 1988.

 

http://www.bbc.com/news/world-middle-east-35999557

Comments

Submitted by Symadhii (not verified) on

Ishalla del ndonje pus nafte ne mes te Adriatikut, qe te bejme nje ure me Italine, dhe te realizohet profecia e Pandi Majkos per kete pune, sikunder edhe me autostraden e Kosoves.
Pandi Majko, nje enderrimtar realist, dhe largpames me kembe ne toke.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.