Topat e propagandës dhe patllakja e Strazimirit

Postuar në 30 Mars, 2016 17:35
Mark Marku

Deputeti Gent Strazimiri është vënë papritur në qendër të debatit politik të ditëve të fundit për akuzën e ngritur ndaj tij nga organet e rendit për armëmbajtje pa leje, si dhe për shfaqjen e tij me këtë armë pa leje në protestën e organizuar nga opozita tek sheshndërtimi i Bashkisë së Tiranës brenda Parku të Liqenit Artificial Shfaqja e tij me patllake në një tubim proteste (nëse akuza rezulton e vërtetë) është realisht e dënueshme, aq më tepër nëse kjo armë është edhe pa leje.

Gjithnjë nëse akuza vërtetohet, deputeti Strazimiri do ta ketë të vështirë të gjejë ndonjë justifikim për këtë veprim, pasi është krejtësisht e kotë e thellë- sisht banale që një deputet të shëtisë rrugëve të Tiranës me patllake në brez e madje të marrë pjesë edhe në një protestë publike i armatosur. Por më tepër se akti i supozuar i Strazimirit, bie në sy përpjekja e propagandës qeveritare dhe e Bashkisë së Tiranës për t’i dhënë përmasa të jashtëzakonshme kësaj ngjarjeje.

Është paradoksale, për të mos thënë qesharake, se si qeveria dhe Bashkia e Tiranës po mundohen ta përdorin gjestin e Stazimirit si barut për topat zhurmëmëdhenj të propagandës së tyre. Së pari, duke u përpjekur që përmes zbulimit të patllakes në brezin e Srazimirit të kundërbalancojnë akuzat për mbushjen e Parlamentit nga ana e Ramës me persona të lidhur me botën e krimit.

Përpjekja është qesharake, përveç të tjerash edhe për faktin se për të argumentuar “kriminalizimin” e opozitës dhe për të diskredituar kauzën e saj kryesore për dekriminalizim përdoret një “kriminel” si Strazimiri, i cili jo vetëm nuk njihet si i fortë apo kriminel, por që është dhunuar fizikisht jo një herë, por disa herë nga deputetët e maxhorancës në Parlament, aq sa të krijohej përshtypja se deputetët e maxhorancës sa herë binin në mërziti, i shkreheshin Strazimirit me grushte, shqelma, rripa dhe mjete të tjera rrethanore.

Nuk e dimë nëse e ka pasur Strazimiri patllaken e tij apo jo në momentin kur e kanë agresuar, por një gjë e dimë mirë dhe gjëja që dimë mirë është kjo: “krimineli”, Strazimiri, s’e përdori kurrë atë dreq patllakeje për të mbrojtur vetveten. Rasti “Strazimiri”, por në përgjithësi konflikti mes deputetëve të opozitës dhe protestuesve që ata udhëhiqnin, po përdoret në mënyrë po aq propagandistike për të mbuluar diskreditimin total të Erion Veliajt në rastin e projektit për ndërtimin e të ashtuquajturit “Park Lodrash”, brenda Parkut të Liqenit Artificial.

Tashmë është bërë publik fakti që qeveria e ka shkelur më se një herë ligjin në rastin e këtij projekti. Shoqëria civile, e cila reagoi e para duke u bërë me shumë dinjitet dhe kurajë një shërbim publik të jashtëzakonshëm qytetarëve të Tiranës (dhe që padrejtësisht përmes këtij konflikti banal politik po tenton të anashkalohet dhe sfumohet), ka dorëzuar akuza konkrete në prokurori për shkeljet ligjore që kanë shoqëruar nisjen e këtij projekti.

Është po shoqëria civile që ka zbuluar para qytetarëve të Tiranës edhe dokumentin e botuar nga Agjencia e Prokurimit Publik për “Tenderin e lojërave për fëmijë”, me autoritet prokurues Bashkinë e Tiranës, ku shkruhet e zezë mbi të bardhë se Parku i Lodrave: “Është menduar të jetë një hapësirë pothuaj për të gjitha moshat, duke shfrytë- zuar në maksimum pjerrësinë e terrenit.

Zona e këndit të lojërave, sipas master-planit është paralel dhe ka lidhje të drejtpërdrejt me një hapësirë tjetër, e quajtur Grand Kafe, një hapësirë kjo e rezervuar për prindërit, të cilët duke pirë një kafe ose duke lexuar një gazetë kanë në kontroll fëmijët e tyre. Në majën e kodrës tarraca e Grand Kafesë është e pajisur me kioska akullore, gazetash, platformë vallëzimi, pikë informacioni në lidhje me parkun, si dhe një zonë për ndihmën e shpejtë”.

Të njëjtën gjë e kanë pohuar edhe përfaqë- suesit e LSI-së në Bashkinë e Tiranës, madje shkeljet ligjore janë pohuar drejtpërdrejt në emisionin “Opinion” nga zv.kryeministri Niko Peleshi. Po ashtu, Ministria e Mjedisit në një deklaratë të vetën e ka bërë të qartë se ky projekt nuk ka marrë lejen mjedisore nga kjo ministri. Është pra krejt qesharake që patllakja e Strazimirit të mund t’i fshehë këto fakte dhe të vërteta para qytetarëve të Tiranës.

Pas zhurmës, ata prapë do t’ia ngrenë pyetjen e tmerrshme Veliajt: Turp të ketë Strazimiri që proteston me patllake në brez kundër projektit tënd, po megjithatë pse u bë ky projekt në shkelje me ligjin dhe pse një tentativë për të ngritur një kompleks biznesi të quajtur Grand Kafe u paraqitet shqiptarëve si Park Lodrash për fëmijë?

Qytetarët shqiptarë e dinë tashmë që Parku i Liqenit është shndërruar në një Park Loje Korrupsioni dhe këtë s’e fshehin as fotot me fëmijë të Veliajt, as patllakja e Strazimirit.

"Panorama"

Comments

Submitted by Altin (not verified) on

Pra me sa po arrij une te kuptoj ti thua qe ju nuk keni pare Pistolete!! Pra ti na ben ne qorra duke thene se po te vertetohet, pra po te keni sy per te pare qarte dhe te mos jeni verberuar ju nuk jeni qorra, por fakti qe mund te mos vertetohet qe nuk ka qene patllake atehere ju jeni qorra qe nuk shhni patllaken! Hajde patatina hajde!

Ai person duhej arrestuar menjehere per armembajtje pa leje dhe per me teper ne nje tubim me njerez. More ditezi, a ke femije ti? a ke familjare ti? a ke njerez te fisit e farefisit apo miq e te njohur, shke e shoqe qe mund te ishin duke dale shetitje ne parkun e Tiranes? Po sikur ky palo mishtor te kishte perdorur pistoleten? po sikur te ishte "sulmuar" nga policia "e papergjegjshme" e Rames dhe ky te kish perdorur patllaken? A ju ka mbetur ndofare dinjiteti ju apo ky eshte popull vk e hajt te marrim cte marrim. JO or JO. Ai duhej arrestuar menjehere se perben rrezik publik te jashtezakonshem, kupton ti shoku apo hic? E kupton ti qe me ligj edhe policia e ka te ndaluar te mbaje arme zjarri ne tubime apo hic? Hic?

per te gjithe qorrat qe nuk kane pare patllaken por i shqeteson propaganda "e kuqe" atehere shihni se si shteti me demokratik ne bote, USA, trajton armembajtesit pa leje dhe per me teper nje invalid ne karroce invalidi
https://www.youtube.com/watch?v=HXXblI5Ftb8

Submitted by BODECI (not verified) on

Zoti dy here Mark, qe te ndergjegjesohesh duhet te merret nje pistolete, dhe te ta fusin ne prapanice, duke te mbajtur me hater, do t'i heqim thepin, pra, kur te ta fusim, do ta keshe pa thep.
Turp te kesh, i thua vetes burre.
Je pa karakter.
Kaq, dhe pike.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.