Heshtja e PS-PD për opinionin e Venecias dhe dilema për dorëzimin e mandateve të opozitës

Postuar në 29 Shkurt, 2016 10:22

Asnjë nga dy partitë e mëdha nuk komentoi draftin final të opinionit të Venecias për reformën në drejtësi. Çuditërisht të dyja selitë e kaluan në heshtje dokumentin që në një farë mënyre është pranuar nga palët si arbitri i reformës në drejtësi. Të dyja krahëve u ka interesuar heshtja dhe nuk përjashtohet mundësia që mes PS e PD të ketë patur një pakt për të mos  komentuar hë për hë opinionin e Komisionit të Venecias.  Mazhoranca e sheh veten të humbur nga drafti i Komisionit pasi, qëndrimet e saj për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit të Lartë të Gjyqësorit dhe varësinë e Byrosë Kombëtare të Hetimit nuk gjetën aprovimin e Venecias. Nga ana tjetër Partia Demokratike doli më e fituar pas fjalisë së raportit që specifikon se çdo formulë për zgjedhjen e anëtarëve të KLGJ-së duhet të ketë përfaqësimin ose ndikimin e opozitës. Megjithatë PD çuditërisht nuk e ka përdorur fitoren e Venecias, por debati është përqëndruar në raportet që do ketë partia më e madhe e opozitës me parlamentin. I pari që artikuloi si opsion dorëzimin e mandateve të deputetëve ishte ish-kryeministri Sali Berisha, por do të jetë grupi parlamentar i Partisë Demokratike që do të vendosë. Kreu i tij, Edi Paloka pranon se në PD ka një grup radikal që mbështet opsionet ekstreme. “Dorëzimi I mandateve të deputetëve është një opsion i hedhur edhe në mbledhjet e tjera të grupit parlamentar, siç pati propozime edhe më radikale. Sigurisht përballë një klike të tillë, me një regjim të zhyrur në krim e korrupsion, me një kryeministër injorant, arrogant e provokator, të gjitha opsionet për përmbysjen e tij janë të pranueshme dhe në këtë rast, dorëzimi i mandateve të deputetëve është vetëm fillimi”. http://www.balkanëeb.com/site/paloka-dorezimi-i-mandateve-te-deputeteve-vetem-fillimi/. Nëse PD do të vendosë dorëzimin e mandateve atëherë ka kuptim edhe heshtja që PD po mban për opinionin e Venecias, pasi reforma në drejtësi kalon në plan të dytë nëse opozita del jashtë parlamentit.

Comments

Submitted by Symadhi (not verified) on

Eci eci, por ngeli karkaleci. Keshtu edhe kjo pune e PD.
Nuk jam i mendimit me artikullshkruesin, qe shprehet se maxhoranca ka fale e humbur, mbasi saktesisht eshte thene, qe behet edhe keshtu, behet edhe ashtu, por ne fund behet si thote maxhoranca.
PrA, me shorehje rrethore te ketije modeli suste, sic jane shprehur Venecianet, jane pak a shume shprehje KURVASH. Edhe te ndershme, edhe nje cike me barre.
Ne finale, Venecianet, topin e kane lene ne dere te politikes shqiptare, dhe me saktesisht, votat i keni ne parlament, dhe hidheni per votim. Te dy variantet jane te ligjeshme.
Pra, si perfundim, cfaredo qe te votohet ne parlament, eshte brenda kornizes se Venecianeve.

Submitted by Bajrakari (not verified) on

Te gjitha opsionet e mundeshme, per te sabotuar, frenuar apo spostuar Reformen ne drejtesi, nga ana e PD, mbaruan dhe nuk kane se cte thone me.
Tani, per te dale nga kjo qasje rrethore, ku jane futur, Sali Berisha, ka leshur na eter, opsionin e lenies se mandateve, duke nxjerre Halimin, me deklarata feminore, qe pa na perkedhelur e ferkuar e pa na marre me te mire dhe pa na lutur, ne nuk marrim pjese ne miratimin e Reformes ne Drejtesi.
A ka me, se ku te veje idiotizmi i krimineleve, hajduteve dhe shpifanjakeve, se sa reagimet e sotme te kungujve te PD.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.