Një kontratë e re bashkëpunimi mes Greqisë e Shqipërisë

Postuar në 03 Shkurt, 2016 14:02
Aleksandros Mallias/Ish-ambasador i Greqisë në Shqipëri

Stanjacioni, ose më saktë tensioni i fjetur që mbizotëron në marrëdhëniet tona me Shqipërinë, së bashku me rëndësinë që ka për faktorin shqiptar njohja e pavarësisësë Kosovës nga Greqia, janë dy shtyllat për një strategji dalëse nga apatia aktuale, d.m.th një kornizë e re, një kontrate e re bashkëpunimi midis Greqisë, Shqipërisë dhe fqinjëve tanë shqiptarë në ish-Republikën Jugosllave të Maqedonisë dhe natyrisht në Kosovë. Për Greqinë, kjo strategji mund të përfshijë elementet e mëposhtme:

- Së pari, zgjidhja përfundimtare në formën e një pakete për çështjet aktuale të mbetura pezull me Shqipërinë

- Së dyti, zbatimin e një politike të koordinuar në qasjen ndaj elementit shqiptar në Ballkan përmes procesit të njohjes së Republikës së Kosovës.

- Së treti, megjithëse e qartë, por e rëndësishme të ripërsëritet, garantimi përmes një procesi të sinkronizuar i një zgjidhje të kënaqshme në paketën e çështjeve të interesit që shtetësojnë dhe preokupojnë Athinën.

Ajo që unë propozoj:

a) Hapja e bisedimeve dypalëshe në nivel të Sekretarëve të Përgjithshëm të Ministrive të Jashtme të Greqisë dhe Shqipërisë, në pajtim me nenin 17 për vlerësimin e përgjithshëm të zbatimit të Paktit të Miqësisë, Bashkëpunimit dhe Fqinjësinë së Mirë dhe Marrëveshjes sw Sigurisë nënshkruar në mars të vitit 1996. Vlefshmëria fillestare e paktit skadon në vitin 2018. Ajo mund të rinovohet automatikisht për pesë vjet nëse nuk prishet në vitin 2017 ose nga Greqia ose nga Shqipëria. (A i kemi shqyrtuar synimet e Shqipërisë? Ne do të shohim në kohë nëse përgjigjia dhe reagimi i tyre është në pëputhje me prirjet tona? Siç thashë më lart, vlerësimi i përbashkët i njëzet vjetëve të zbatimit të Marrëveshjes do të tregojë nevojën për freskim dhe hartimin e një marrëveshje të re. Rruga do të jetë me gunga dhe pengesa).

b) Fillimin e një dialogu politik të strukturuar mirë dhe të koordinuar mes Athinës dhe Prishtinës me qëllim përfundimin e një traktati ligjërisht detyrues që do të paraqitet më pas për ratifikim në dy parlamentet. Për mbi 20 vjet, brenda dhe jashtë Ministrisë së Jashtme, unë kam argumentuar për rëndësinë që ka Greqia për shqiptarët dhe shqiptarët për Greqinë. E pranoj që argumentet e mia nuk kanë fituar shumë popullaritet , duke pasur parasysh se Greqia dominohet nga iluzionet për përjetësimin dhe automatizimin e miqësive transnacionale bazuar në ekskluzivitetin e aleancave fetare. Por historia moderne na ka përgënjeshtruar. Nëpërmjet këtij procesi dhe teksti reciprokisht të dobishëm dhe përfundimtar me Kosovën, unë besoj se Greqia do të jetë në gjendje për të promovuar dhe për të siguruar interesat e saj në lidhje me faktorin shqiptar në Ballkan. Unë shpreh frikën time se një deklaratë e thjeshtë e njohjes së Kosovës do të jetë një mundësi unike por edhe një shans i humbur për të zgjidhur problemet tona dhe me Shqipërinë. Duhet të jetë e qartë se marrëdhëniet greko-shqiptare janë themelore për njohjen, e Republikës së Kosovës nga Athina. Çelësin pra për njohjen e Kosovës e mban Tirana. Sepse ratifikimi nga Parlamenti grek duhet të shoqërohet me kërkesën për zgjidhjen e çështjeve të mbetura pezull dhe me Shqipërinë. Ka ardhur koha që në Greqi pësimet të bëhen mësim.

c) Braktisja në praktikë nga Shqipëria e projekteve dhe retorikës që ushqejnë negativisht mediat, dhe axhendën politike dhe duke helmuar brezin e ri. Ky është fenomeni më shqetësues.

d) Zgjidhja e vërtetë e problemeve në minoritetit kombëtar grek që ekzistojnë nga koha e Enver Hoxhës në pritje. Asnjë qeveri shqiptare ka ndërmarrë një hap përpara për "eliminimin e zonave minoritare" në Shqipëri. Zyrtarisht, jo vetëm me fjalë. Në Tiranë, anëtarë të minoritetit kombëtar grek konsiderohen vetëm ata që jetojnë në Dropull edhe në Sarandë. As Himara dhe rajoni i Vlorës, as Korça. Greqia zyrtare, dhe partitë politike greke duhet të rinovojnë mbështetjen e tyre ndaj Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut. Rëndësia politike dhe fushëveprimi në Tiranë janë të shumëfishta për pushtetin parlamentar. Rivendosja e besimit Vij në çështjen më të rëndësishme të mbetur pezull. Zbatimin e marrëveshjes së vitit 2009 për delimitimin e Shelfit Kontinental dhe të Zonës Detare. Vonesa në zgjidhjen e kësaj çështje mban peng marrëdhëniet midis dy vendeve. Unë i respektoj institucionet e Shqipërisë dhe për këtë arsye nuk komentoj vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Por realiteti, i matur me kritere politike dhe diplomatike është se Shqipëria ka nënshkruar një marrëveshje me Greqinë, nga e cila hoqi dorë për arsyet e saj. Prandaj, ajo nuk mund të shpresojë kthimin në gjendjen mëparshme dhe të kërkojë rivendosjen e besimint me Greqinë, sikur asgjë të mos ketë ndodhur. Ajo duhet të gjejë ekuilibrin e duhur me parimit "pacta sunt servanta" që në traditën dhe praktikën shqiptare njihet me emrin "Besa" - dhe dinamikës së saj të brendshme. Greqia mund t’i propozojë Shqipërisë shtimin e një paragrafi në marrëveshjen ekzistuese dypalëshe për caktimin e kufijve të zonave detare në të cilit do të përcaktohet me saktësi dhe të kufirit tokësor. Me ratifikimin nga të dy parlamentet bie çdo interpretim ose keqkuptim në lidhje me Ligjin e Luftës. Marrëveshja u propozua me këmbënguljen e Ministrisë së Jashtme Greke. Pori cili është përgjegjës për neglizhencën e qeverive të Greqisë për ta sjellë marrëveshjen për ratifikin në parlamentin grek në vitin 2009 dhe para miratimit të Vendimit të Gjykatës Kushtetuese? Kush zgjodhi pra justifikimin se "është më mirë të mos ushtrojmë presion" apo diçka të ngjashme? Pavarësisht tërheqjes të qëllimshme të Shqipërisë, rezultati është se marrëveshja ende nuk është ratifikuar nga Greqia.

Subjekt i historisë dhe të ashtuquajturit çamë

a) Ne jemi të qartë! Historia jonë është shkruar dhe nuk mund të rishkruhet. Së paku këtë unë dua të besoj. Ne gjithashtu e dimë se historia në Shqipëri është shkrim ndryshe. Trajtimi i Historisë në Shqipëri ka zë dhe identitet politik. Aktivizimi I Komisioni Bilateral për tekstet shkollore në vitin 2014 është një hap pozitiv. Në qoftë se disa tekste në sistemin arsimor të fqinjit tonë të qëndrojnë siç janë, atëherë kam frikë se ne do të lë trashëgimi në gjeneratën e ardhshme tensionin dhe krizën. Nuk pres të kemi në faqe të bardha ''për këto çështje si në Greqi ashtu dhe në Shqipëri. Në vend të korrigjimit të librave të historisë dhe gjeografisë, është më mirë që të mendojnë për të shkruar një vëllim që do të ketë dy pjesë? Ai që përmban të dy pikëpamjet. Një i shkruar nga historianët e Greqisë dhe historianë të tjerë të Shqipërisë, greke dhe shqiptare, në pozicionet e tyre respektive. Le të guxojnë. Ai do të veprojë si një "Kath'arsis" për të lehtësuar edhe politikën.

b) Nëse ka një vullnet për të lëvizur drejt të ardhmes unë mund të mendoj për një deklaratë të përbashkët në nivelin më të lartë politik dhe shtetëror në linjat e mëposhtme: - "Lidhjet midis dy popujve dhe të dy vendeve janë të forta dhe historike. Sot, ato që na lidhin janë më të rëndësishme se ato që na ndanjnë" - "Por, për fat të keq në historinë tonë kemi pasur momente të vështira, momente të këqija, duke shkaktuar vuajtje njerëzore dhe mjerim njerëzor. Është e trishtuar, por ky është realiteti. " - "Për ato momente nuk janë përgjegjës as qeveritë e tanishme dhe as partitë politike. Nuk është përgjegjësi e brezave të tanishme dhe nuk është përgjegjësi që u duhet lënë brezave të ardhshëm” Nuk pretendoj se qasja që unë propozoj gëzon mbështetjen unanime. As në Shqipëri apo në Greqi. Rruga e është e vështirë, por duhet të besojmë në aftësinë për të krijuar një paketë negociuese. Pavarësisht nga dobësitë tona. Kjo është një strategji dalje nga impasi. Politikanët, diplomatë dhe oficerë ushtarakë, gazetarë dhe akademikë në Shqipëri dhe Greqi, kanë përgjegjësi për situatën e tanishme. Kush më shumë e kush më pak. E një rëndësie jetike është krijimi i besimit se situata është e kthyeshme, por duke kërkuar të ardhmen dhe jo të kaluarën. Por për t’u arritur kjo duhet një hap serioz që i takon Greqisë ta bëjë. Ne kemi nevojë për një marrëveshje ndërmjet forcave politike. Politika e kohezionit është një kusht i rëndësishëm, katalitik në arritjen e objektivave tona. Themelimi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare në kuadër të kryeministrit aktual, me mundësinë e pjesëmarrjes dhe liderëve të partive politike është mjet i cili mungon dhesidomos sot, në Greqi. Kjo përgjegjësi e madhe është tani në duart tona. Le të mos e humbasim këtë shans.

Botuar në numrin e janarit të revistës: "Mbrojtja dhe Diplomacia"

Vijon nga pjesa e parë: http://www.respublica.al/2016/01/20/cilat-janë-synimet-e-shqipërisë-me-çështjen-çame

Comments

Submitted by AUTOKTONI SHQIPTAR (not verified) on

Sa ne sinkron me njeri tjetrin jane greket ?
Si fjala e Janullatosit e para tre kater diteve, ashtu, dhe e ketije dhipllomatit me siper, jane ne nje vije sjelljeje.
Greket, sic duket, po ndertojne strategji per te realizuar qellimet e tyre kunder vendit tone. Por, duhet te jemi teper teper vigjilente.
Greku me i mire, i do Shqiptaret te vdekur. Prandaj te hapim mire syte me keta njerez te pa bese.
Duhet te kemi parasysh :
Kufirin tokesor, mbasi greket nuk kane firmosur proces verbalin e nderkimbetareve.
Shtetesine e cameve.
Te pranojne Genocidin ndaj cameve.
T'u kethejne pronat cameve.
Dhe, pastaj ne fund, te ndertohet nje komision i RI, me bisedime te reja, per mareveshjen e Detit, sikunder na meson me te drejte Profesori, Koloneli Myslym Pashaj.
Tung.
Si dhe te tjerat, qe i di me mire Ministria jone e Puneve te Jashte e.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.