Becchetti, padi Shqipërisë në Strasburg. “Deklaratat e kryeministrit shkelin prezumimin e pafajësisë”

Postuar në 02 Shkurt, 2016 19:11

Francesco Becchetti ka nisur lojërat juridike me Shqipërinë me qeverinë e së cilës ka konflikt të hapur për aktivitetin e tij sipërmarrës. “Reporter.al” shkruan se binzesmeni me origjinë italiane ka paditur Shqipërinë në Gjykatën e Strasburgut pasi sipas tij, deklarimet publike të kryeministrit të vendit, Edi Rama, përmes të cilave ai akuzon Becchettin, shkelin parimin kushtetues të prezumimit të pafajësisë. “Padia e ngritur nga Becchetti është depozituar në Gjykatën Europiane për të Drejtat e Njeriut në Strasburg me 21 tetor 2015 dhe i është komunikuar qeverisë shqiptare në 12 janar.  Padia i referohet një serie deklaratash publike të bëra nga kryeministri Edi Rama në media dhe rrjete sociale në qershor 2015 në lidhje me çështjen penale të ngritur në Tiranë kundër biznesmenit italian. Nga deklaratat e Ramës mbi procedimin penal të ngritur nga Prokuroria e Tiranës, padia e Becchetit në GJNED veçon një postim të kryeministrit në Tëitter me 9 qershor, si dhe tre intervista të mëvonshme televizive në Vizion Plus, A1 Report dhe TV Klan. Padia në Strasburg ka si aplikantë përveç Beçhettit  edhe të ëmën e tij Liliana Condomitti, ortakun e tij Mauro de Renzis, si dhe financieren e kompanisë “Agon Set”, Erjona Troplini. Të katër aplikantët pretendojnë që deklaratat e Ramës bien ndesh me nenin 6 të Konvetës Europiane për të Drejtat e Njeriut që i referohet prezumimit të pafajësisë”, raporton “reporter.al”. Ndërkohë Beçhetti ka ngritur dy padi në arbitrazh kundër qeverisë shqiptare si dhe një ankimim tjetër në Strasburg për mospërfshirjen e “Agon Channel” në tenderin për licencat e frekuencave dixhitale nga Autoriteti i Mediave Audiovizive, AMA, i njohur gjithashtu si Beauty Contest.

http://www.reporter.al/becchetti-padit-shqiperine-ne-strasburg-per-dekla...

Comments

Submitted by Anonymous (not verified) on

Mirë bën sepse të paktën në këtë anë ka të drejtë.
Fajtor ose jo kjo vendoset nga gjykatat dhe jo nga kryeministri, ministri apo vox populi.
Fakti që kryeministri, që mendohet se është njeriu më i pushtetshëm në Shqipëri bën deklarata "udhëzuese" ndaj gjyqësorit i hap rrugë padive të tilla, pavarësisht nëse ndikon mbi gjyqtarët dhe organin e prokurorisë apo jo, sepse edhe hapja e hetimeve, marrja si i pandehur është një cënim në vetvete i të drejtave dhe lirive të njeriut, të sipërmarrësit, nëpunësit etj e shkëputur nga dënimi apo jo i të pandehurit.
Sillni ndërmend (duke lënë mënjanë polemikat dhe duke u përqëndruar vetëm te rregullat procedurale dhe normat juridike) rastin "Fullani"; çështja u mbyll, por ai e humbi postin e guvernatorit dhe sipas gjykatës pa patur kurrfarë faji.
Ose në rastin e Becchetti-t padia penale e kombinuar me "masa" të tjera solli ndërprerjen e transmetimit.
Raste të tilla gjen plot!
Kot edhe unë po nejse!

Submitted by Anonymous (not verified) on

Shume sakte je ti. Artikulim te tille nuk e gjen ne asnje analize mediatike. Jane shume te perfshire , ose ne urrejtje e xhelozi ndaj kolegeve qe punonin ne Agon ose ne b.lepirje kolektive ndaj kryeministrit. Asnje analize te paaneshme, asnje investigim te ftohte , asgje. Vetem tituj sensacionale bulevardeske , pa lajm , pa permbajtje.

Submitted by Televizioni (not verified) on

Po sikur BECCHETTI, te kethehet perseri ne Shqiperi, ky Saimir Kodra dhe Gent Zenelaj, a do te ketheheshin perseri tek AGON- i ?
A do t'a linin KLANIN ?

Submitted by Miri (not verified) on

Per kete te shqetesuarin e mesiperm qe merakoset se cdo beje Saimiri me Gentin po u kthye becchetti. Me shkrin ky hall i shqiptareve per koleget. A thua po nderrojne parti p[olitike ata apo kane nderruar komb e atdhe. Lerini keto brockulla. Do te kthehen e do te ikin sa here tju interesoje atyre sepse jemi ne kapitalizem. Kush i paguan me shume e ku ndjehen me mire shkojne te gjithe njerezit sot qe duan te punojne e te bejne me te miren per familjet e tyre. Keshtu bejne gazetaret ne gjithe boten, keshtu bejne arkitektet , juristet, sportistet e te gjithe profesionistet e mire sa here marrin oferta e kushte me te mira pune. KAPITALIZEM people .

Submitted by People (not verified) on

Kaq sahan lepires je o Saimir ? Pse e konsideron vehten profesionist te mire TI ? Na e ler neve, qe te te themi se kush je, mos ja thuaj vehtes. Ti je nje njeri Pa karakter. Nuk je profesionist, por, je majmun i depiluar dhe i makjazhuar. Do te ecesh sa do te ecesh edhe ketu tek KLANI, dhe do te te fusin gishtin, mbasi qysh tani kane filluar te te perflasin. Ingranazhi i thashethemit, filloi te levize kunder teje, tani prit vete rezjultatin, i cili, dihet. Tung. Fund.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.