ISIS kërcënon në shqip

Postuar në 31 Janar, 2016 22:24

Shteti Islamik vijon me propagandën e tij përmes publikimeve në internet, këtë herë edhe në gjuhën shqipe. ISIS ka publikuar një video me titra shqip ku shkruhet “Ky ishte vetëm fillimi”. Edhe pse nuk saktëson se cilat do të jenë shënjestrat e ardhshme, grupi ekstremist përmes kësaj videoje kërkon të ngjallë frikë e terror kudo ku flitet shqip. “Mbytini ata kudo që t’i zini”.
Në videomesazh shfaqen sulmet e përgjakshme të 13 nëntorit në Paris, si edhe disa nga autorët e masakrës.
Militantët e ISIS paralajmëronin banorët e Ballkanit, të Kosovës deh Shqipërisë që të kenë frikë nga ISIS, pasi shumë shpejt do të mbërrijnë në vendet e tyre duke i shkatërruar dhe duke vrarë jobesimtarët.
“Mos mendoni se ne e kemi harruar për armiqësimin që ia keni bërë dinit të Allahut”.
“Mos mendoni se ne e kemi harruar për nënçmimin dhe përuljen që ju ja bëni myslimanëve dhe fesë së Allahut”
“Vallahi do të vijnë ditë të zeza për juve.
Vallahi do të keni frikë të ecni nëpër rrugë.
Do të keni frikë të punoni nëpër zyrat e juaja
Do të keni frikë e do të tmerroheni e të trishtoheni edhe në shtëpitë e juaja
Do të keni frikë e do të tmerroheni e të trishtoheni edhe në ëndrrat e juaja edhe atëherë kur iu flini. Ne do t’iu mposhtim juve me lejen e Allahut. Do t’iu mbysim juve me lejen e Allahut. Do t’iu vijmë me eksplozivë”-thuhej në videomesazh.

Comments

Submitted by i Frikesuari (not verified) on

Po mire, vini qe vini, perse nuk na hani edhe m.tin?

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.