Diçka ka ndryshuar edhe në Perëndim. Italia “anashkalon” SHBA: “Kemi mbështetur Iranin si lojtar rajonal në zgjidhjen e krizës siriane”

Postuar në 26 Janar, 2016 16:51

“Ju kërkoj të luteni për mua”. Kështu iu drejtua presidenti iranian, Hasan Rouhani, Papa Françeskut, gjatë një vizite në Vatikan. Ky është takimi i parë mes një presidenti iranian dhe Papës që nga viti 1999. Takimi ka zgjatur 40 minuta dhe siç raportohet Papa i ka dhënë Rouhanit një medalje me imazhin e Shën Martinit që ndihmon një njeri të varfër. Vizita shihet ndër të tjera si një lëvizje e Iranit për të rivendosur lidhjet ekonomike dhe të energjisë me Europën, me të cilën ka një traditë shumë të madhe bashkëpunimi. Po kështu Teherani shpreson në riafrimin diplomatik me Perëndimin, ndërkohë që ka në dorë një kartë shkëmbimi: reduktimin e aktivitetit në fushën bërthamore kundrejt heqjes së sanksioneve. “Irani është vendi më i sigurtë dhe më i satbilizuar në të gjithë rajonin”, deklaroi ai gjatë takimit me drejtues biznesi në Romë.  “Associated Press” nënvizon se Italia e sheh me interes rolin e Iranit në procesin e paqes në Siri, pasi në një analizë të fundit, kjo situatë do të destbalizionte Libinë, duke ekspozuar të gjithë Mesdheun ndaj konfliktit. Kjo do të thoshte humbje e madhe ekonomike. Ministri i Jashtëm italian, Paolo Gentiloni nuk mungoi që ta vinte në dukje “ftesën” e Italisë për një rol më të madh të Iranit: “Italia e ka mbështetur përherë rolin e Iranit si një lojtar rajonal në zgjidhjen e tensioneve në rajon, duke filluar që nga kriza siriane”, deklaroi ai. Gjërat kanë ndryshuar dhe anëtarët e NATO-s po anashkalojnë tashmë SHBA-në, pas së cilës rreshtohen zakonisht kur vjen puna për konflikte të kësaj natyre. 

http://theiranproject.com/blog/2016/01/26/iranian-leader-asks-pope-to-pr...

Comments

Submitted by Harmonia (not verified) on

Do zoti, c'fare duan dhe thone keta dy te medhenjte e fese katolike e myslimane, te zbatohen nga taboret respektive poshte tyre.
Le te lusim zotin per kete gje.
AMIN !

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.