PD e sigurtë për ardhjen në pushtet, shpall anullimin e projektit të stadiumit kombëtar "Qemal Stafa"

Postuar në 24 Janar, 2016 13:08

Partia Demokratike shpall anullimin e projektit të stadiumit kombëtar "Qemal Stafa", për të cilin qeveria ka hapur tenderin. Kjo në perspektivën e ardhjes në pushtet që Partia Demokratike e sheh si një ndodhi të sigurtë. Në këtë frymë Partia Demokratike ka lajmëruar të interesuarit dhe sipërmarrësit që janë thirrur të bëhen pjesë e këtij plani, se nuk do e njohë dhe do ta anullojë menjëherë këtë projekt. "Plani i Edi Ramës për stadiumin Qemal Stafa, është një skemë e mirëfilltë korruptive, projekti ndoshta më fitimprurës për të, miqtë dhe klientelën e tij. Edi Rama kërkon ta kthejë stadiumin kombëtar, në një qendër të madhe tregtare dhe biznesi dhe ta trajtojë si pronën e tij, duke shpërndarë hapësirat sipas interesave personale në një nga zonat më të shtrenjta të Tiranës. Eshtë në rriskun e tyre personal dhe në përgjegjësinë e tyre nëse hedhin para në një projekt që Edi Rama kërkon ta trajtojë si pronën e tij, një projekt që do të hidhet poshtë nga Partia Demokratike. Partia Demokratike është në favor të një stadiumi serioz, sipas të gjitha standarteve olimpike moderne, ku prioritet do të ketë loja, sporti dhe spektatori, dhe jo klientela e kryeministrit që kërkon të zaptojë hapësirat fitimprurëse të impiantit më të rëndësishëm në vend"-shprehet Partia Demokratike në reagimin e saj.

Comments

Submitted by Parashikuesi (not verified) on

Prit gomar, sa te mbije bar, se keshtu thote, Saliu kumbare.
Kaq kric meshkuj qenkan keta te PD ?
U mbars mali dhe polli nje mi, dhe na polli kriminelin Sali.
Keta bertasin me te madhe, me teper per t'i nxjerre friken vehtes, se sa per njerezit qe i mbeshtesin, mbasi e dine mire qe mbeshtetesit i kane sa nje autobuz fizarmonike,urban unaze.
Kush i beson me ?
Askushi.

Submitted by Lulkuqi (not verified) on

Ketyre idioteve te PD, u shkon per shtat nje shprehje popullore : "PIRDH, PIRDH SE LIROHESH". Keshtu sic duket, ne vend te gojes, kane ate gjene tjeter, dhe ne vend qe te flasin, kryejne ate qe thashe me lart. Por, kur kryejne ate veprim, u vjen edhe ERE E KEQE. Nga kjo gje, popullit u jane neveritur te gjithe PD- istet. Nga i pari, deri tek i fundit.

Submitted by I Vemendshmi (not verified) on

Mos thoni neser qe nuk ju thame.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.