Reforma në drejtësi/Gjyqësori është e keqja e shumë gjërave në Shqipëri

Postuar në 20 Janar, 2016 21:53

Për reformën në drejtësi dhe zhvillimet politike në vend ka folur sot edhe ambasadorja holandeze në Shqipëri, Dewi van de Weerd, e cila i ka dhënë një intervistë Ilva Tares. De Weerd ka vënë theksin te reforma që duhet sipas saj të jetë një produkt shqiptar, duke nënvizuar se mosmiratimi i saj do të kishte pasoja. “Mendoj se populli juaj do të vuajë shumë sepse çdo shqiptar që takoj, mendoj që 97% e shqiptarëve janë të bindur që gjykatësit janë të korruptuar. Mendoj se e para është që njerëzit do të vuajnë shumë, kjo është e keqja e shumë gjërave dhe për ekonominë, për njerëzit që nuk do e kenë të mundur të gjejnë të drejtën nëse e kërkojnë dhe sigurisht do të jetë shumëkeq për procesin e integrimit europian”, tha ajo. Sistemi i drejtësisë është kështu në vëmendjen e të gjithë aktorëve që e cilësojnë atë pengesën kryesore për ecjen para të vendit. Holanda mban aktualisht presidencën e radhës të BE-së.

Comments

Submitted by tomi (not verified) on

Gjyqesori mund te jete e keqja e shume gjerave moj zonjushe (se zonje me ate surrat nuk besoj se je); por me e keqe se drejtesia eshte politika e cdo krahu qe emeron kete te keqe. Drejtesia ka mandat nga tjeter kush moj mortje holandeze. C'mendon ti se drejtesia emeron veten? E keqja hiqet nga rrenjet moj aguridhe (apo e paguar???)

Submitted by Tomorr (not verified) on

Po c'pune ke me fytyren e intervistueses, o Tom, o llapaqen, o nuk dij me c'epitet te keq te te krahasoj. Komento artikullin, c'pune ke me njerezit ? Te jem si redaksia, komente te ketije modeli, qe jane ofendues dhe ,per vete kete portal, une nuk i botoj. Keto komente te turpshme, jane teper fyese.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.