Mejdani: PS e sotme nuk dihet çfarë është, mbështetet te “Blloku” dhe e ironizon atë

Postuar në 19 Janar, 2016 10:39

Rexhep Mejdani është një nga të emëruarit në Këshillin e të Urtëve të Partisë Socialiste, strukturë që mesa duket se u ngrit vetëm për të mënjanuar disa figura nga vendimarrja politike, pasi që prej themelimit është një strukturë inaktive. Në një intervistë për “Koha Jonë” ai flet për një Parti Socialiste të shpërfytyruar dhe pajtohet me shqetësimet e deputetit Blushi.

“Duhet theksuar se ngjyrosjen e një partie nuk e bën kolori i simboleve të saj apo flamuri, as modifikimet por përmbajtja reale e programit të saj politik dhe në mënyrë të veçantë zbatimi konkret I këtij program në qeverisje.

Parë me këtë sy, PS-ja e sotme nuk dihet çfarë është. Mbështetet tek blloku, por e ironizon atë. Ushqehet nga paraja(biznesi), por dhe e parelelizon atë ose e godet.As “ngjyra” e saj nuk merret vesh. Prandaj dhe Blushi ka të drejtë që shqetësohet dhe reagon për këtë amalgam aktuale shikimi, veprimi e sjelljeje, shpesh edhe me kalime pindarike të çuditshme, ku edhe respekti i dokumenteve bazë partiakë është thjesht çështje humori”-thekson Mejdani.

E vetmja rrugë për reformën në drejtësi është konsensusi, por që të ketë sukses sipas tij duhet të shoqërohet edhe me reforma statuore të partive politike që do të kufizonin mandatin e kryetarëve të forcave politike.

“Një nga rrugët më të pranueshme për të gjithë mund të ishte që gjithçka e miratuar me consensus në reformën në drejtësi të futej në fuqi dhe të zbatohej në parlamentin e ardhshëm dhe qeverisjen e përftuar prej tij, ku me siguri do të ketë balanca të tjera shumë më pak imponuese nga të sotmet. Po ashtu për të reformuar më tej drejtësinë, duhet reformuar në radhë të parë vetë politika. Madje një rrugëzgjidhje më e thjeshtë mbetet ajo e fillimeve të tranzicionit, kur vetë kryetarët e këtyre strukturave kishin një mandate tepër të kufizuar. Kjo vlen sot për partitë kryesore pikërisht për të mos lejuar shndërrimin e kryetarëve në monarkë të partive, të cilët, më tej në qeverisje janë sjellë e sillen si autokratë tipikë.”-shprehet Mejdani.

Comments

Submitted by Fizikanti (not verified) on

Merru me fizike o zoti Rexhep, aty ku je profesionist bile edhe i zoti. Me politike, nuk te perket te merresh, nuk e kemas pe soj,e,as,per fis. Vetem nga krushqiA , te jane marre me politike, keshtu qe rri rehat ne pensionin,presidencial,qe te ra per hise.
Sa per inatin qe ke me PS, e ke sepse te hoqen djalin nga,puna, si i paafte, kokeforte, dhe mendjemadh, pa harruar edhe shume pordhac kokebosh. Kaq per kete teme.
Merru me punet qe i zoteron, mbasi kur ishe ai qe s'te takonte, President, " e ndrite", bere vetem c'donte Berisha. Ti , je si camcakezi, qe si do qe te te shtypesh, ate forme merr. Rri urte e vazhdo pensionimin

Submitted by TEA (not verified) on

MERRU ME PIKTURE O ZOTI PIKTOR , SE PER KRYEMINISTER NUK JA KE HABERIN.................

Submitted by Fizikanti (not verified) on

Kujdes zoti Xhep, kujdes, KLANI, (dhe ti e di mire cili KLAN), rri zgjuar dite e nete. Klani, te vuri, e Klani te hoqi. Ke krushqi politike "te forte.".
Gezo pensionin presidencial, zoti Xhep. Ama, kujdes, amanet KLANIN.

Submitted by demokrati (not verified) on

sygjerimet e z. Mejdani jane me vend dhe teper urgjente per "demokracine" shqiptare.Kryetaret e Partive Politike ne Shqiperi jane te tipit Enverist,Stalinist,Klientelist,Diktatorial. Reforma e pare mendoj se duhet filluar me riberjen e Kushtetutes se Republikes,e cila duhet te kufizoje pushtetin partiak politik dhe qeverises ne te gjitha nivelet e shtetit dhe te drejtesise.Puna e z. Mejdani si ish-president i Republikes ka qene mjaft e dobet por sygjerimet e mesiperme te tij jane shume aktuale dhe tragjike per vendin.

Submitted by Anonymous (not verified) on

Te mbledhesh nja tridhjete a dyzete cope nga spurdhjaket qe ka vene Rama ne krye te PS, sebashku me veten e tij, nuk perbejne as gjysmen e kapacitetit intelektual te Mejdanit.
Shto ketyre spurdhjakeve edhe nje dyzine gazetare Zalosh e Mucosh, qe ne vend t'ja ngrenin cilesine, do t'ja ulnin edhe me shume aleances se qelbesirave, mere me mend se ku ka katandisur PS ne vitin 2016.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.