7 mijë policë pa dieta që në vitin 2007/Suksesi i radhës, arrestimi i një polici të dehur në mesnatë

Postuar në 11 Janar, 2016 13:04

Rreth 7 mijë efektivë të policisë nuk trajtohen me ushqim (drekë) gjatë kryerjes së detyrës. Edhe pse ka një Vendim të Këshillit të Ministrave të vitit 2007, i cili detyron Ministrinë e Brendshme të paguajë të paktën një vaktë ushqim (drekë) për të gjithë punonjësit që janë në shërbim, përsëri ky vendim nuk është vënë asnjëherë në zbatim. Për kreun e sindikatës të punonjësve të policisë, Sadedin Fishta, kjo situatë nuk është normale, ku një efektiv të mos marrë trajtimin e duhur ushqimor të parashikuar në ligj. “Nuk është e moralshme që një efektiv i policisë, i cili në shumicën e rasteve detyrohet të punojë nga 10 deri në 12 orë në ditë, të mos marrë asnjë trajtim ushqimor. Unë jam i sigurt se mungesa e ushqimit ndaj punonjësit të policisë reflektohet edhe në rezultatet që ky punonjës do të ketë gjatë shërbimit të tij”, theksoi Fishta për Shekullin. Sipas tij vetëm 1 e 10-ta e policëve morën shpërblim për fundvitin, ndërsa të tjerët u “ngrohën” në diell. Nga ana tjetër Ministria e Brendshme njoftoi sot një tjetër sukses në punën e saj, arrestimin e një polici të dehur që kishte braktisur detyrën. Në njoftim thuhet se në ora 02:30 të mëngjesit, Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesatpranë Ministrisë së Punëve të Brendshme arrestoi në flagrancë punonjësin e Policisë Inspektor Enri Veseli, me detyrë trup shërbimi, Patrullë e Përgjithshme në Komisariatin e Policisë nr. 6, Tiranë. Arrestimi i Veselit u krye pasi drejtoi mjetin me targë në gjendje të dehur. Ai u ndalua nga patrullat e policisë “Shqiponja” në afërsi të sheshit “Karl Topia”, Tiranë. Nga veprimet hetimore rezultoi se në momentin e konstatimit, punonjësi i policisë kishte braktisur detyrën ku ishte planizuar me shërbim. Polici do përballet me akuzën e “Drejtimit të automjetit në mënyrë të parregullt” dhe “Shpërdorimin e detyrës”.

Comments

Submitted by Lira (not verified) on

Po si nuk i vjen turp! Po sigurisht qe do pije polici. Pa dieta, me rroge te ulet dhe te trejtuar nga jo-profesioniste, jo te pish, por te besh namin...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.