Lu nuk i ndahet reformës në drejtësi: Presim debat serioz më 2016

Postuar në 31 Dhjetor, 2015 16:56

Ambasadori amerikan, Donald Lu, i angazhuar personalisht për reformën në drejtësi, edhe urimin e tij për shqiptarët e ka fokusuar pikërisht te kjo reformë që sipas tij duhet të shoqërohet me një debat serioz më 2016. Diplomati amerikan ka lëshuar deklarata të forta muajt e fundit për gjyqtarë e prokurorë të korruptuar që duhet të përfundojnë pas hekurave.

“Në aspektin profesional, ky ka qënë një vit sfidues dhe shpërblyes në të njëjtën kohë. Këtë vit, shqiptarët përmbyllën disa nisma kyçe, ndërsa një tjetër nismë jetësore është në proces. Kemi ndjekur debatin e fuqishëm publik që po shfaqet tani mbi reformën në drejtësi. Ne e mirëpresim një debat serioz rreth çështjeve dhe përmbajtjes, dhe shpresojmë që më shumë zëra shqiptarësh t’i shtohen këtij diskutimi të rëndësishëm kombëtar."-shkruan ambasadori Lu në urimin e tij për shqiptarët.

 

 

 

 

Comments

Submitted by Malind CEPANI (not verified) on

I ka bere te flasin me vehte, ambasadori Lu, te kooruptuarit, duke i uruar per vitin e Ri, dhe duke i u permendur, Reformen ne Drejtesi.
Mire pushimet e veres, qe e dinin, por edhe pushimet e dimrit, u a zuri ne gryke, me permendjen e Reformes ne Drejtesi..
Ne Shkoder, kur te mallkojne, nuk te shan njeri me fjale ofenduese apo denigruese, pooor, te thone vetem nje fraze: TE PAFSHA DUKE FOLUR ME VEHTE. Me kete t'i kane thene te tera. E share ne menyre shume fine, e te kulturuar, shume qytetare.
Keshtu i ka gjetur edhe ATA, qe po tremben nga Reforma ne Drejtesi, kane filluar te flasin me vehte.
Zoti LU !
Cdo dy dite, dil e u permend ketyre monstrave, Reformen ne Drejtesi, qe te cmenden fare
Pershendetje, e gezuar vitin e Ri, zoti ambasador Lu.
Tung.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.