Ndërkombëtarët në Guatemalë, ish-presidenti në burg për korrupsion. Po në Shqipëri?

Postuar në 25 Dhjetor, 2015 22:49

Në një editorial të gazetës New York Times, inkurojohen vende si Hondurasi etj., ku mbizotëron korrupsioni dhe kultura e pandëshkueshmërisë, që të ndjekin shembullin e Guatemalës. Atje, Komisioni Ndërkombëtar  Kundër Pandëshkueshmërisë, i ngritur pas një marrveshje me OKB-në, ka ndihmuar prokurorinë dhe gjykatat që të dënojnë pushtetarë të lartë të korruptuar. Në shtator “viktima” më e lartë e këtij komisioni u bë ish-presidenti i Guatemalës, i gjithëfuqishmi Otto Pérez Molina.

Në Honduras, në bazë të një marrëveshje të ngjashme, Organizata e Shteteve Amerikane po ndihmon për ngritjen e një komisioni ndërkombëtar kundër pandëshkueshmërisë. Bordi editorial i gazetës New York Times sugjeron që ky model të ndiqet edhe në vende të tjera, ku Transaparency International ka evidentuar nivele të larta të korrupsionit në drejtësi.

Shqipëria është një ndër to…

Komisioni Ndërkombëtar  Kundër Pandëshkueshmërisë në Guatemalë: http://www.cicig.org/index.php?page=about

Comments

Submitted by Gjon kapidani (not verified) on

Qe te ndodhe tek ne, ajo qe ka ndodhur ne Guatemale, duhet te behen gjelat e detit me tre kembe, dhe pulat te behen me brire ne koke.
Mbasi te ndodhin keto qe shkruajta me lart, atehere do te ndodhin denimet e politikane te vendit tone.
Jam shume pesimist se mund te ndodhin keto gjera ketu tek ne.
E ku te hap rruge klika Berisha & Meta, me te kooruptuarit dhe me kriminelet e vendit tone.
Kur te denohen keto te dy, atehere mund te bisedohetper te vendosur drejtesine ne vendin e vet.
Sali Berisha dhe Ilir Meta, jane dy nyjet gordiane qe duhen keputur me sopate.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.