Pingpongu me çështjen e varrezave të ushtarëve grekë, vetëm Edi Rama e di se ç'po bëhet

Postuar në 22 Dhjetor, 2015 10:34

Gazeta Shqiptare ka tentuar të marrë një përgjigje lidhur me ecurinë e marraveshjes për ngitjen e varrezave të ushtarëve grekë në Luftën e Dytë Botërore, por nuk ka patur asnjë sqarim nga qeveria shqiptare. Ministria e Mbrojtjes dhe ajo e Punëve të Jashtme ia kalojnë njëra-tjetrës detyrimin për t’i dhënë përgjigje, kërkesës se në cilën fazë ndodhet dhe a ka përfunduar procesi i zhvarrimit të ushtarëve grekë?. “

Kam mendimin se informacionin më të saktë mund ta merrje te Ministria e Jashtme sesa te ne. Ne po fillojmë punën tonë, por nuk mund të parashikoj se do ju vlejë informacioni ynë rreth këtij problemi”, – shprehet në një email drejtuar “GSH”-së, Drejtori i Drejtorisë së Inspektimit të Përgjithshëm në Ministrinë e Mbrojtjes, Kolonel Vasillaq Balca. Nga ana tjetër, Ministria e Punëve të Jashtme, në sqarimin e saj për çështjen i përgjigjet “”Institucioni drejtues dhe koordinues i këtij Komisioni (për kërkimin, zhvarrimin, identifikimin dhe varrimin e ushtarëve grekë) për palën shqiptare, është Ministria e Mbrojtjes e Republikës së Shqipërisë”. Por “pingpongu” mes dy institucioneve nuk përfundon këtu.

Pas marrjes së përgjigjes nga MPJ-ja, “Gazeta” iu drejtua sërish ministrisë së Mbrojtjes. Kjo edhe për faktin se në bazë të vendimit Nr.496, datë 26.6.2011, për zbatimin e marrëveshjes dypalëshe, ky institucion ngarkohet ligjërisht të ndjekë procesin e shpronësimit të trojeve për ndërtimin e vendprehjeve të ushtarëve grekë si edhe në bashkëpunim me organet e qeverisjes vendore të ndjekë zhvillimin e punimeve. “Mbrojtja” detyrohet që në bashkërendim me Ministrinë e Brendshme të ndërmarrë edhe të gjitha procedurat ligjore për marrjen në administrim të trojeve që do t’i vihen në dispozicion palës greke për ndërtimin e varrezave.

Dhe në përgjigjen e tij, kolonel Balca, në emër të institucionit, përgjigjet: “Pasi kërkuam informacion nga struktura përkatëse dhe personat e caktuar në Ekipin e Ekspertëve shqiptarë, rezulton se ekipi është ngritur me urdhër të Kryeministrit të RSH dhe në të bëjnë pjesë përfaqësues nga disa institucione të vendit. Çdo informacion lidhur me ecurinë e punës mbahet me institucionin që ka ngritur grupin e punës. Për sa më sipër sugjerojmë të interesoheni në institucionin kryesor të aktivitetit”.

Sipas gazetës Tirana zyrtare, ose ka vendosur të mos e respektojë marrëveshjen me Athinën, ose me respektimin e saj ka dalë “mbi” vetë marrëveshjen. Refuzimi i detyrimit për të bërë transparencën i shton edhe më tepër dyshimet që e kanë shoqëruar prej kohësh paktin dypalësh me Greqinë, që parashikon ndërtimin e vetëm dy vendprehjeve për eshtrat e ushtarëve grekë, një në Këlcyrë dhe një në Bularat.

Comments

Submitted by Leke KOLHILA(ng... (not verified) on

E c'mutin deshen ushtaret greke ne Shqiperi ? U vrane si pushtues, dhe te pirdhen. T'i marrin eshtrat, dhe t'i varrosin ne Greqi. Ku e kane qellimin, qe duan t 'i varrosin patjeter ketu ne vendin tone ? Kjo kerkese e pales greke, behet mbasi ata kerkojne Vorio-Epirin, dhe duke vendosur varrezat, mbas disa kohesh, te shtrijne teritorin, duke marre per kufih, varret e ushtareve te tyre. Te pirdhen, ne shtepine e tyre, ne Greqi. Te pirdhen.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.