Konsensus për ndryshimet kushtetuese për Dekriminalizimin. Ndërprerja e mandateve nis me hyrjen në fuqi të ligjit

Postuar në 14 Dhjetor, 2015 21:08

Komisioni i posaçëm për Dekriminalizimin ka miratuar sot ndryshimet kushtetuese të nevojshme për adoptimin e kritereve që do të shmangin përfshirjen e personave me precedentë kriminalë në veprimtari institucionale. Po kështu, ndryshimet parashikojnë edhe një paketë tranzitore që do të vërë në zbatim ndërprerjen e mandatit për të gjithë funksionarët kushtetues që konsiderohen se janë në shkelje të kushteve për ushtrimin e funksionit. “Ndryshimet kushtetuese janë të atilla që do të trajtojnë problemin në të ardhmen, pra largimin e përsonave të cilët nuk plotësojnë kriteret e integritetit për funksione kushtetuese e publik, pasi në aktivitetin e tyre kanë dënime penale për krime të parashikuar në ligj dhe për rrjedhoje nuk konsiderohen të përshtatshëm për të ushtruar funksione publike, kushtetuesa apo të krijuar me ligj. Ndryshimet kushtetuese parashikojne nëpërmjet një pakete tranzitore, ndërprerjen e mandateve të te gjithë funksionarëve kushtetues dhe të organeve të tjera kur këta konsiderohet se janë në shkelje të kushteve për ushtrimin e funksionit”, tha kryetari i komisionit Oerd Bylykbashi. Po kështu ndryshimet sanksionojnë kufizime për t’u zgjedhur edhe për personat që ende nuk janë dënuar me një vendim gjyqi të formës së prerë. “Parashikohet jo vetëm për personat e dënuar, por dhe për personat që ende nuk janë dënuar me vendim përfundimtar, apo janë duke kryer denime per krime të një karakteri specifik, sic janë krimet e rënda. E njëjta gjë ndodh edhe për personat e dëbuar nga vendet e Bashkimit Evropian për krime të rënda, apo janë dëbuar se përbëjnë rrezik për sigurinë dhe rendin publik të vendeve të Bashkimit Evropina apo SHBA. Sipas paketes te ndryshimeve kushtetuese, e cila autorizon zbatimin e ligjit sapo të miratohet nga parlamenti dhe të hyjë në fuqi, të gjithë ata që konstatohen aktualisht të dënuar, duhet te  largohen nga funksionet publike”, pëfundoi prezantimin Bylykbashi. Sipas nënkryetarit Taulant Balla “për të reflektuar germë në germë Kushtetutën, duhet të ketë një mbledhje të përbashkët me Keshillin e Legjislacionit”. 

Comments

Submitted by Ndoc Dudasi (not verified) on

Te shikojme, nuk e besoj se mund te votoHet nga PD. Megjithese e kane shkruajtur dhe miratuar vete, do te ngrihet Salistani, do tu fuse nje te bertitur deputeteve te vet, dhe ata do te braktisin sallen, duke gjetur ndonje pretekst, si pershembull, pse na ngacmoni Salushin, ajatollahun e PD. Tung.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.