Me qeverinë shqiptare vështirë të flitet, familjarët e ushtarëve grekë kërkojnë ndihmën e mediave(bashkëngjitur marrëveshja mes dy vendeve)

Postuar në 10 Nëntor, 2015 18:01

Shoqata e të Afërmëve  të të Rënëve të Eposit  grek  i kërkon qeverisë shqiptare të lejojë mbledhjen e eshtrave  të të afërmëve të tyre që u vranë  gjatë luftës Italo-Greke  në vitet 1940 – 41 dhe varrimin  në Varrezat Ushtrarake, ashtu siç parashikon marrëveshja me qeverinë shqiptare.

Me anë të një letre drejtuar mediave shqiptare  shoqata kërkon që të zbatohet marrëveshja që u  firmos në Tiranë  më 9.2.2009, ku ndër të tjera  theksohet: « [….Duke njohur dimensionin human  dhe rëndësinë etike  që ka varrimi me respekt dhe dinjitet i ushtarakëve Grekë  që ranë në operacionet luftarake gjatë Luftës Italo-Greke të 1940 – 41 në Shqipëri ....».

“Pasi kaluan mbi shtatëdhjetë vjet që nga Lufta Italo-Greke  dhe gjashtë vjet  nga nënshkrimi i Marrëveshjes së mësipërme, përparësi në rradhë të parë, ka fillimi i menjëhershëm i punimeve në terren me qëllim kërkimin, zhvarrimin, identifikimin dhe varrimin e të rënëve Grekë të luftës. Njëkohësisht, duhet të mblidhet përsëri Komisioni Miks i Ekspertëve  Grekë dhe Shqiptarë, i cili u ngrit në bazë të Marrëveshjes (Neni 3, par. 5), dhe  është mbledhur vetëm një herë në dt. 25.04.2012, kur hartoi Rregulloren e brëndëshme, por pa u zbatuar asnjë prej vendimeve të tij.”-shkruhet në letër.

Shoqata kërkon ndihmën e mediave për të adresuar këtë shqetësim të saj që mesa duket politika nuk po I jep zgjidhje “Për shkak  të rëndësisë shumë të madhe dhe të karakterit human  dhe moral  të kësaj çështjeje që qëndron prej vitesh pezull, lutemi që të jipni kontributin tuaj për trajtimin e saj të menjëhershëm, gjë që sigurisht do të ndikojë edhe tek marrëdhëniet  dypalëshe por edhe  në forcimin e besimit midis dy  vendeve dhe dy popujve tanë,  të cilët duhet të bashkëjetojnë, në mënyrë paqësore dhe krijuese,  në kuadrin e  Bashkimit Europian.”-thuhet në letër.

Comments

Submitted by juve (not verified) on

PO QONI MER VARROSNI GREQI PSE NE sHQIPRI

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.