Nga festa në histeri. Ministrja e Arsimit: “Justifikohet braktisja e mësimit në një ditë historike si kjo e sotmja”

Postuar në 12 Tetor, 2015 15:49

Shqipëria u kualifikua në kampionatin Eruopian të futbollit, por kjo nuk ka pse të shërbejë si një çast histerie kolektive ku çdo normë e rregull shkelmohet. Duke lënë mënjanë sjelljen e politikanëve që janë të parët për t’ja marrë çdo valleje e për të ndjekur çdo zakon, bie në sy fakti se në këtë tallava kombëtare është bashkuar me një deklaratë edhe ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla. “Në shumë shkolla të mesme nuk është zhvilluar mësim, pasi nxënësit kanë dalë në rrugë për të pritur ekipin e kombëtares shqiptare, pas fitores së arritur në Armeni, e cila çoi në kualifikimin për herë të parë të Shqipërisë në kampionatin europian. Ministrja e Arsimit tha se këto orë do të zëvendësohen dhe për një ditë historike si kjo e sotmja, të gjithe të rinjtë kanë të drejtë të festojnë dhe të presin ashtu siç duhet ekpin e tyre të zemrës”, raporton “Top-Channel”. Mirë nxënësit që gjetën rastin për të bërë pushim, por si vallë një ministre justifikon gjëra të tilla? Festa ka kufij dhe ministrja duhet ta dijë se kjo është një ditë historike për Futbollin shqiptar dhe për tifozët. Më tej? Më tej, të gjithëve u bëhet qejfi, por kaq.  

Comments

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.