Analiza e Blushit: Edi Rama, ky zbutës kombesh. U mburr me humbjen e kombëtares duke ulur të tjerët ( e plotë)

Postuar në 10 Tetor, 2015 09:38

Duke marrë shkas nga konferenca e kryeministrit Rama një ditë pas ndeshjes me Serbinë dhe mesazhit që ai përcolli se pavarësisht humbjes në fushë, Shqipëria mori 3 pikë të arta për qytetarinë, deputeti Ben Blushi bën një analizë të këtij fjalimi të kryeministrit në gazetën Panorama. Blushi thotë se Edi Rama, u përpoq të nxjerrë merita personale në atë që ai e quajti humbje në fushë, por fitore jashtë saj.

“Edi Rama ka disa ditë që na thotë se kundër serbëve kemi bërë dy ndeshje. Një në fushë dhe një jashtë fushe. Ne kemi humbur të parën, ai ka fituar të dytën. Kjo ua bën humbjen edhe më të dukshme atyre që ishin në fushë. Mburrja e padurueshme e Edi Ramës për të gjetur lavdi edhe në disfatë, është edhe më e papranueshme. Është acaruese. Është tregues i një provincializmi, të cilin nuk e kemi hak. Edi Rama u tha shqiptarëve se në Elbasan askush nuk u rrah, nuk u hodh asnjë gur, asnjë shqiptar nuk guxoi të ngrinte zërin për të sharë një serb.Kjo është një madhështi e ngritur mbi një hidhërim që atiji shkon, por në na lëndon. Pyetja është pse dyshonte Edi Rama se të gjitha këto do tëndodhnin? Pse i dukej sikur të gjithë ne që ishim në stadium kishim një thikë në brez, një gur në xhep apo një sharje në gjuhë? A thua vallë na njeh kaq pak? Cilin komb mendon ky se po përfaqëson? A ka ngatërruar kombin, apo ka ngatërruar punën?”-thekson Blushi.

Blushi thotë se mburrja e kryeministrit për atë që ndodhi të enjten në stadium është poshtëruese për shqiptarët dhe provincial njëkohësisht.

Më tej Blushi nënvizon se mburrja me humbjen e kombëtares gjithsesi nuk duket të ketë qenë e qëllimshme, por Edi Rama beson vërtet se historia I ka caktuar një mission. “Unë besoj se ai ka ngatërruar punën që i ka caktuar kombi. Me fjalimin e papërshtatshëm që mbajti, tregoi se beson se shqiptarët e kanë zgjedhur si një njeri, të cilin historia i ka caktuar një mision: të përmbajë instinktet e kombit të vet të marrë. Dhe meqë pardje e bëri, doli ta shpallë botërisht. Natyrisht ky sukses që politika e quan policim etik dhe shkenca mund ta konsiderojë një mutacion estetik, nuk mund të lihej në heshtje. Dhe Edi Rama nuk heshti. Ai mori përsipër suksesin mbi harbimin nacional dhe na la ne të tjerëve tentacionin nacional të gabimit. Ai tha se, nëse nuk do të ishte për meritën e tij, ne do të kishim dalë nga kafazi dhe do t’i kishim shqyer serbët duke ua hedhur kockat në Shkumbin. Ja pra që e ka bërë detyrën. Dhe ja pse duhet të jetë në detyrë: për të na qetësuar, për të na ndryshuar, për të na mbrojtur nga tërbimi që kemi në gjak. I ka rënë fatkeqësia të drejtojë një vend të marrësh, të cilët po mbahen në zap me vështirësi të mëdha që bota duhet t’ia njohë si meritë. Ndërsa ne, si punë.Edi Rama dje foli si gjykatës i etikës sonë kombëtare. Ai nuk u mburr për ne. Ai u mburr për vete. Ai u soll si një zbutës kombesh. Nëse bota nuk ka njohur një të tillë, ja ku është. I veshur, i qeshur dhe I ngjeshur, siç mund të ishte çdo zbutës pasi del nga cirku ku i duhet të punojë. Por, megjithatë, unë nuk besoj se e ka bërë me qëllim. Nëse kjo që po them mund të duket e ngushëlluese, në fakt nukështë. Edi Rama nuk na ka ulur ne. Ai ka dashur të ngrejë veten. Nuk është pra një mision, është një zakon. Por gjeti ditën më të keqe për të na kujtuar diçka që e dimë. Dhe meqë gjeti ditën më të keqe, ditën e humbjes, bëri punën më të rëndomtë që dikush mund të bëjë në një stadium. U mburr me humbjen”-përfundon Blushi.

Titulli eshte redaksional. 

Comments

Submitted by Plaku Xhuxhumaku (not verified) on

Edvin Pallhania i ka ngaterruar te gjitha, por sidomos kombin dhe punen. Blushi kete rradhe ka plotesisht te drejte.

Submitted by Alma hoxha (not verified) on

Nuk kuptoi nje gje .CA do beni ti jepte uij edi go maritime apo jo.?dhe si tja jepte te ftoht apo te ngroht??????!!!!!!

Submitted by Plaku Xhuxhumaku (not verified) on

Puna eshte se askush nuk i kerkon kryeministrit (mender dmth) Edvin Pallhanes t'i japi uje gomarit. Ka te tjere per kete pune. Por fatkeqesisht Edvin Pallhania kujton se per te qene kryepalle duhet patjeter te vendosi ai edhe per ujin qe duhet t'i jepet gomarit. Sikur te rrinte pak me ne hije per pune qe nuk i takojne dhe te bente punet qe i takojne atehere do fillonte te dukej pak si kryeminister. Keshtu si ben Pallhania duket si lolua i fshatit qe duhet te japi mendim per cdo gje, edhe per ujin e gomarit e kam fjalen. Apo jo, Alma?

Submitted by Ide per Dhurata (not verified) on

i papare

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.