Rilindja nisi në portat e Pashait të Janinës

Postuar në 04 Tetor, 2015 14:20

Ku u ngjiz Rilindja jonë kombëtare? Ku u ushqye ajo me kurajën e kundërshtimit dhe të ngritjes ndaj dorës së pushtetit? Nuk shtrohet puna vetëm te kontakti me idetë, por me edukimin dhe traditën e organizimit të rebelimit. Ka disa që së fundmi thonë se Rilindja nisi me katolikët e arbëreshët, por për ish-presidentin dhe ish-kryeministrin Sali Berisha, ajo nisi në portat e Vezirit të Janinës, Ali Pashë Tepelenës. “Shteti i Ali Pashe Tepelenes do te ishte dhe djepi i rilindjes tone kombetare. Ne oborrin e tij ose te frymezuar prej tij, Naun Veqilharxhi , Anastas Byku, Apostol Meksi, Vangjel Meksi, Evstrat Vithkuqari, Vangjel Zhapa, Sotir Postenani, Marko Boçari e burrat e tjere te medhenj te kombit tone, shkruan alfabete, abetare, gramatika dhe fjalor te gjuhes shqipe, botuan gazetat dhe hapen ne jugun e vendit shkollat e para, ne te cilat mesohej edhe gjuha shqipe. Fedhon Meksi, te paret e te cilit ishin mjeke por dhe dijetare e filozofe, ne oborrin e Ali Pashe Tepelenes ka meriten e madhe sepse me driten e te vertetave historike i çliron keto personalitete dhe te tjera nga shpifjet dhe fallsitetet e histeriografise hoxhiste dhe interpretimet e verberta te asaj helenike dhe i vendos ata ne panteonin e burrave te shquar te kombit tone, pararendes e themelues te rilindjes tone kombetare”, shkruan Berisha. Filli ortodoks e bektashian i Rilindjes përhapet kështu në formën e një lëvizjeje konkrete që u pjatua mandej me Shqipërinë e Veriut. Të kujtojmë se edhe në Lidhjen Shqiptare të Prizrenit, aksi mysliman i saj në Veri ishte shumë i fuqishëm. Nuk dihet se çfarë e ka ngazëllyer Berishën të shkruajë këto kohë për Ali Pashën, kur një kryqëzatë verbale po organizohet ndaj Sulejmanit të Madhërishëm për pllakën e Lezhës. Berisha madje e rendit Ali Pashën krahas Skënderbeut. “Enver Hoxha, ne funksion te kultit te tij satanik, perveç Skenderbeut nuk mund te pranonte dot nje personalitet tjeter ne historine e Shqiperise. Edhe sot, historianet hoxhist, qe fallsifikuan historine e Ali Pashe Tepelenes, bashkepunetorve te tij por dhe te Naum Viqilharxhit, kujdesen haptas dhe tinezisht te mbajne gjalle fallsifikimet e tyre. Perpjekja qe beme per te sjelle koken e Ali Pashe Tepelenes nga Stambolli ne 100 Vjetorin e Pavaresise se Shqiperise, deshmoi se ne Turqi ende e mbajne peng Vezirin e Janines dhe se akoma nuk eshte shuar zemerimi imperial ndaj tij”, shkruan Berisha. 

Comments

Submitted by Ka lezet... (not verified) on

Dashur-pa-dashur duhet te shprehemi: Ka lezet keshtu...!
Shtetari rrefen per Shtetin.
Per fillimet e tij dhe paraardhesit. Permes tyre edhe per gabimet.
Eshte menyra me e mire per tu rrefyer:
duke kerkuar ndjese per gjerat qe u bene keq,
por edhe eksperiencen pozitive. Sepse cdo kohe ka pluset e minuset e veta.

Me mire keto gjera, zoti berisha, edhe sikur ta kesh gabim, edhe sikur te besh hile te reja, se sa ato ne Parlament, ku duket sikur argumentoheni me gjoja rivalet, por thjesht e ndani Shqiperine ne Pashalleqe.
Pashalleku i veriut, Pashalleku i juglindjes , Pashalleku i JugPerendimit!

Ali e ngjizi nje lloj ideje, edhe pse nuk e beri dot Shqiperine, e po keshtu Bushatllinjte apo shqiptaret guvernatore te viseve te tjera perandorake.

Problemi eshte se Aliut i kerkuan dhe e dha koken. Vdekur.
Nuk dine shqiptaret e sotem, ku jane kokat e Shefave te Sotem...

Submitted by Plaku Xhuxhumaku (not verified) on

Ky eshte traplleku me i madh shqiptar, peshengritesi behet kryetar parlamenti, piktori (i deshtuar) behet kryeminister, mjeket mund te behen gjitheçka, presidente po e po, kryeministra, dhe se fundi desh Zoti edhe historiane. Ishalla nuk po i teket ndonje guzhinieri, berberi apo kepucari te ngreje ndonje flamur e te sulmoje Greqine. O Tempora, O Mores!

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.