Kë po favorizon AKEP? Hije dyshimi për deformim të tregut dhe pastrim parash

Postuar në 28 Shtator, 2015 18:04

Agjencia e Komunikimeve Elektroniko-Postare, AKEP  dhe kreu i saj Pirro Xhixho dyshohet se kanë dorë në deformimin e tregut të telefonisë celulare dhe favorizim të kompanive fantazma që kanë xhiruar miliona euro, përmes skemave jo transparente dhe të pakontrolluara. Për këtë institucion dhe kreun e saj ka dy denoncime, i pari vjen nga një prej operatorëve në treg dhe i dyti nga mediat.

Denoncimi nga komopania “Plus”

Zyrtarisht AKEP është denoncuar nga kompania e telefonisë së lëvizshme “Plus” për politika dhe qëndrime diskriminuese në treg, të cilat sipas saj kanë patur pasoja të rënda financiare për këtë kompani.

Çështja ka të bëjë me me refuzimin për t’i dhënë kësaj kompanie me kapital shqiptar licencën 3 G, duke e trajtuar si të pabarabartë me operatorët e tjerë në treg. Përmes një deklarate për mediat, kompania “Plus” ka akuzuar nominalisht kreun e AKEP-së, Pirro Xhixho, i cili sipas saj ka kontribuar fuqishëm në ekzistencën e një tregu të parregulluar, i cili ka dëmtuar konkurrencën dhe në fund ka shtuar kostot për vite me radhë edhe për konsumatorët. 

“Plus” thekson se është diskriminuar e zvarritur në mënyrë sistematike për vite nga AKEP nën drejtimin e Pirro Xhixhos, nëpërmjet mosrregullimit të tregut të telefonisë celulare, duke përmendur me radhë çështjen e ndryshimit të tarifave brenda dhe jashtë rrjeteve, si dhe pengimin, sipas saj të qëllimshëm, në dhënien e liçencës 3G për këtë kompani, duke perdorur standarde të dyfishta.

Sipas PLUS nga njëra anë AKEP nuk i lejon PLUS testimet për rrjetin 3 G dhe nga ana tjetër, në kundërshtim me ligjin ka lejuar përdorimin e rrjetit 4 G nga disa kompani të tjera, përpara datës së përcaktuar. http://www.top-channel.tv/lajme/artikull.php?id=309203

Plus thote se kërkon vëmendjen e shtetit për t’u dhënë fund këtyre sjelljeve diskriminuese, abuzuese të atyre që e kanë“kapur”dhe po e keq përdorin këtë institucion publik,q ë nuk mund të kenë emër tjetër përveç se të KORRUPTUAR!

Çfarë fshihet pas Info Telecom?

Mbi AKEP bien hije skandali edhe për një tjetër çështje. Sipas ABC News bëhet fjalë për një aferë që kushton dhjetëra miliona euro dhe orkestrohet nga kreu i Agjencia e Komunikimeve Elektroniko-Postare Pirro Xhixho.

Fjala është për hyrjen në treg të një operatori të ri  me emrin Info-Telecom që ofron shërbimin e tranzitit kombëtar dhe ndërkombëtare të thirrjeve telefonike, duke devijuar një pjesë të trafikut nga kompanitë celulare.

Info Telecom u liçensua në vitin 2009 nga AKEP për këtë aktivitet si një shoqëri modeste. Por në dy vitet e fundit, kjo kompani ka një xhiro mbi 100 milion euro në vit duke u renditur në top listën e bizneseve më të mëdha në vend.

Sipas bilanceve të dorëzuara në qendrën kombëtare të regjistrimit, xhiro e kësaj kompanie është rritur në mënyrë të rrufeshme. Nga 3.6 miliardë lekë xhiro në vitin 2012, ajo shënoi bum një vit më vonë. Nga të dhënat tatimore rezulton se, Info Telecom katërfishoi xhiron e saj  në 2013-en duke arritur në 14.36 miliardë lekë, ose afërsisht 100 milion euro.

Ndërsa vitin e kaluar, xhiro e Info Telekom, arriti në 15.6 miliardë lekë, duke kaluar kështu edhe xhiron e kompanisë më të madhe telefonike në vend, AMC, sot T- Mobile.

ABC shtron pyetjen si është e mundur që një kompani që bën ndërmjetësimin e thirrjeve telefonike, të arrijë në shifra të tilla biznesi?. Sipas saj,  kryetari i AKEP, Pirro Xhixho nuk e ka përmendur këtë kompani raportimit në Komisionin Parlametar të Veprimtarve Prodhuese, kur foli për ecurinë e tregut të telefonisë.

Sipas kryetarit të AKEP të ardhurat e tregut të komunikimieve elektronike vitin e  kaluar ranë me 7% duke zbritur ne 42 mld lekë. Pse ka ardhur kjo rënie kur nuk ka pasur ulje të tarifave, apo edhe ulje të fluksit të telefonatave?! ABC Neës ngre pyetjen se a kanë shkuar këto  para në favor të Info Telecom dhe çfarë lidhje ka kryetari Xhixho me këtë kompani?! Çfarw fshihet pas këtij "salti qualitativ"? Mos vallë pastrohen para? A ka hetuar Krimi Ekonomik dhe Drejtoria e Pastrimit të Parave mbi këto fakte dhe të këto të dhëna?

http://www.abcnews.al/lajme/ekonomi/5/61167

 

Comments

Submitted by Popull (not verified) on

Te hengert mortja pse ste ha ty dhe partine tende qe merreni me informalitetin kur ju po vidhni si kurre me pare

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.