Sondazh: PS 640 mijë vota, PD 620 mijë, LSI 175 mijë, Partia “Bojaxhi” 70 mijë

Postuar në 23 Shtator, 2015 16:29

Nga një sondazh kombëtar që kam zhvilluar ditët e fundit, rezulton se, në qoftë se zhvillohen sot zgjedhjet parlamentare:

  1. Rreth 390 mijë zgjedhës banues në Shqipëri (18%) janë të vendosur të mos marrin pjesë në votim. (Në zgjedhjet e 2013-ës, rreth 470 mijë të tillë nuk morrën pjesë në votim.)

     

  2. Rreth 175 mijë zgjedhës banues në Shqipëri (8%) janë të pavendosur. (Shumica e të pavendosurve janë njerëz që votuan “të majtën” në zgjedhjet e 2013-ës.)

     

  3. Rreth 640 mijë zgjedhës banues në Shqipëri (30%) votojnë për PS-në. (Në zgjedhjet e 2013-ës, PS-ja mori rreth 715 mijë vota.)

     

  4. Rreth 620 mijë zgjedhës banues në Shqipëri (29%) votojnë për PD-në. (Në zgjedhjet e 2013-ës, PD-ja mori rreth 530 mijë vota.)

     

  5.  Rreth 175 mijë zgjedhës banues në Shqipëri (8%) votojnë për LSI-në. (Në zgjedhjet e 2013-ës, LSI-ja mori rreth 180 mijë vota.)

     

  6. Rreth 85 mijë zgjedhës banues në Shqipëri (4%) votojnë për partitë e vogla si PDIU, PBDNJ, FRD, PSD, PDK etj. (Në zgjedhjet e 2013-ës, partitë e vogla morën rreth 270 mijë vota gjithsej.)

     

  7. Rreth 70 mijë zgjedhës banues në Shqipëri (3%) do të votonin sot për partinë që pritet të krijojë Gjergj Bojaxhiu (Në zgjedhjet e 2013-ës, rreth 1/3 e përkrahësve të Bojaxhiut ka votuar për partitë “e majta”, rreth 1/3 për partitë “e djathta” dhe rreth 1/3 nuk morrën pjesë në votim.)

Nga sondazhi rezulton se partitë e vogla do të merrnin sot shumë më pak vota në zgjedhje parlamentare, në krahasim me 2013-ën (rreth 185 mijë vota më pak). PD-ja duket se është përfituesja më e madhe nga kjo firo e partive të vogla.

Me sistemin aktual elektoral, secilës prej dy partive më të mëdha do t’i duhet të bëjë koalicion me LSI-në për të krijuar qeverinë, në qoftë se zgjedhjet zhvillohen sot. Në një sistem proporcional kombëtar me prim, nevoja për koalicion do të kushtëzohej nga madhësia e primit dhe nga niveli i pragut elektoral.

Shënim: Anketimi u krye me telefon/celular me 1000 banorë të Shqipërisë në moshë për votim. Kamapioni u balancua politikisht, gjeografikisht dhe demografikisht, për të përfaqësuar sa më realisht elektoratin shqiptar. Maksimumi i marzhit të gabimit statistikor për këtë kampion ishte plus/minus 3.2%.

E.Zaloshnja

Comments

Submitted by Artur Dedej (not verified) on

FUTJA O ED ZALOSHNJA FUTJA SA HERE QE TE PAGUAN SHQUP_I NE MOMENTE TE VESHTIRA. ME VJEN KEQ SE KEMI QENE SHOKE NE GJIMNAZ E NE INSTITUTIN BUJQESOR.
EDHE NESE NDODH "HATAJA" E BEHEN BRENDA NJE MUAJI ZGJEDHJET (GJE QE AMERIKANET DHE EUROPIANET NUK DO TA LEJOJNE KURRE, SE E DINE CFARE FSHEH NDYRESISHT SI GJITHMONE KJO OPOZITE, PSEUDO-DEMOKRATIKE), TA KESH TE QARTE TI SE; ZGJEDHJET I FITON E MAJTA ME KOALICIONIN E SAJ TE QENDRES ME MBI 65% PERSERI.
QE REFORMAT JANE TE DHIMBSHME KJO DIHET NGA GJITHE EKSPERIENCAT E PERENDIMIT (VETE PERENDIMI EURO-ATLANITI I KA CAKTUAR EDI RAMES "DETYRAT" PER SA DUHET TE BEJE, PASI SHQIPERIA E SALI BERISHES DHE E FATOS NANOS ISHTE KTHYER NE RRUMPALLE APO RENDOME NEPER DO KANCELARI KA QENE E ESHTE AKOMA FRIKA E NJE "PALESTINE TE RE" NE GJIRIN E EUROPES-BALLKAN), PRANDAJ KOALICIONI I QENDRES SE MAJTE ME KRYESIMIN E PADISKUTUESHEM TE PS-EDI RAMES DO RRIJE GJATE NE PUSHTET DERI SA SHQIPERIA TE HYJE NE BE... KOHEN SE SA BEJE LLOGARI DHE NA SHKRUAJ NJE TJETER ARTIKULL SE DERI ME SOT E KE DREDHUR SHUME HERE, SA ANDEJ E SA KETEJ...

Submitted by Plaku Xhuxhumaku (not verified) on

O Turo, e para mos bertit, liroje Caps-in. E dyta, sondazhe te ketij lloji, behen kudo dhe kurdohere dhe kur Zaloshnja thote "po te beheshin zgjedhjet sot", nuk e shtron kete si mundesi reale, po thjesht si hipoteze pune. E treta, vlera e komentit tend qendron vetem ne faktin qe tani e dine edhe lopet e kooperatives cfare besniku i verber i Edvin Kristaq Rames qenke zotrote.

Mos ke hedhur gje kandidaturen per ndonje vend te mire andej nga Ministria e Bujqesise, se ai palluqja Mond Panariti e ka bere lesh arapi.

Submitted by arithmetika (not verified) on

arithmetika e thjeshte e numrave te sondazhit tregon se ps+lsi kane epersi 200 mije vota te vendosura kundrejt pd. cfare te paska pickuar ty artur dedej me zaloshnjen?

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.