Biden urdhëron goditjen e objektivave ushtarake në Siri

Postuar në 26 Shkurt, 2021 11:39

Donald Trump iku dhe me të iku edhe ai që u quajt rreziku për qytetërimin. Por u rikthyen bombardimet në shtete sovrane. Mediat raportojnë se Presidenti amerikan, Joe Biden ka urdhëruar bombardimin e objektivave ushtarakë në Siri që thuhet se përdoren nga milicitë pro-iraniane. Interepretimi i parë mbi këtë akt është se bombardimet në kufirin siriano-iraken është se SHBA po demonstron forcën për të sinjalizuar se do të mbrojë trupat e stacionuara në zonë.

Ne e dimë se çfarë goditëm

është shprehur sekretari i Mbrojtjes, Lloyd Austin.

Ne jemi të bindur se objektivi është përdorur nga të njëjtët militant shiitë që orkestruan goditjet e 15 shkurtit në veri të Irakut

shtoi ai.  

Zëdhënësi I Pentagonit e cilësoi sulmin si një “përgjigje proporcionale ushtarake”, ndërmarrë krahas masave diplomatike dhe në konsultim me partnerët e koalicionit. Sipas Observatorit Sirian për të Drejtat e Njeriut nga sulmi kanë gjetur vdekjen 17 persona pasi goditja shkatërroi tre kamionë me municion.

Comments

Submitted by qerratai (not verified) on

si tha gjenerali?
Ne e dimë se çfarë goditëm - është shprehur sekretari i Mbrojtjes, Lloyd Austin.
Dhe keta gjeneralet jane COCKSURE (googlojeni per kuptimin dhe mos u fokusoni ne fjalen COCK mgjse ajo i jep goxha ngjyre fjales) per objektivat dhe si i arijne. Nje nga gjerat me te rezikshme ne kete planet (cocksureness e cfaredo lloj frymori).

Po ti ke vrare ndonje gjerman? - e pyeti trimi i vogel partizanin. Ku e di une .... se mos kam ndjekur plumbat nga mbrapa - tha partizani i vene ne pozite nga pyetjet e kalamanit.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.