Shqipëria, prishet balanca lindje-vdekje, rritet mosha mesatare e popullsisë nga 27 në 35 vjeç

Postuar në 19 Shtator, 2015 15:20

Para viteve ’90 Shqipëria kishte një moshë mesatare shumë të re, 27 vjeç duke qënë në këtë mënyrë dhe popullsia me moshë mesatare më të re në Evropë. Por vit pas viti ajo ka ndryshuar, për të ardhur në 2015 me 8 vjet rritje. Plakja e popullsisë është një fenomen shqetësues në pjesën më të madhe të botës. Kjo ka rritur frikën se shumë vende nuk do të kenë numër të mjaftueshëm punonjësish për të mbajtur një numër gjithnjë e në rritje të moshuarish.  Për shkak të lindshmërisë shumë të ulët të regjistruar aktualisht në Shqipëri dhe vijimit të emigrimit të të rinjve, parashikimet janë që popullsia do të vijojë të plaket.

Raporti i fundit i INSTAT tregon se ka rënë ndjeshëm numri i lindjeve. Kjo do të thotë se mosha mesatare është rritur. Për 1000 banorë llogariten mesatarisht 12 lindje. Rënie kanë shënuar edhe martesat me 6.5%. ndërsa vdekjet kanë shënuar rritje me 1.9%. Në qytet e mëdha si Tirana e Durrësi, ka rënie, ndërsa në Kukës dhe në Dibër shënohet e kundërta; lindjet kanë pësuar rritje. Në qarkun e Kukësit ka 15 lindje për 1000 banorë dhë në Dibër mesatarisht ka 14 lindje për 1000 banorë. Një tjetër e dhënë e INSTAT tregon se Gjirokastra ka shënuar rënie drastike të lindjeve, mesatarisht 9 lindje për 1000 banorë. Norma bruto e vdekjeve në Shqipëri llogaritet 7 vdekje për 1000 banorë. Shkak të vdekshmërisë janë aksidentet, sëmundjet kardio vaskulare, turmorale por edhe plakja.

Sipas të dhënave më të fundit më 1 janar 2015 Shqipëria rezulton me 2 milionë e 893 mijë banorë duke pësuar një rënie, prej 2.942 banorësh, krahasuar me atë të 1 janarit 2014. Nga kjo popullsi, sipas INSTAT­it, 1.462.005 janë meshkuj dhe 1.431.000 janë femra. Raporti gjinor i popullsisë së Shqipërisë është 102,1 meshkuj për çdo 100 femra. Mosha mesatare e popullsisë së Shqipërisë përgjatë vitit 2015 është 35 vjeç.

Comments

Submitted by Dardan (not verified) on

Eshte fort e cuiditshme qe ne demokraci te kemi me shume vdekje se ne diktaturen e eger te Enver Hoxhes. Kesaj i thone:
Demokraci me hengersh mune
Solle ne pushtet harbune.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.