Amik Kasoruho: Unë President? Vendi im është në anëcakun e kulturës

Postuar në 17 Korrik, 2012 11:43

Amik Kasoruho President? “Unë e kam harruar atë episod”, thotë vetë Kasoruho në një intervistë për Shekullin me rastin e ribotimit në italisht të librit të tij me titull ‘Një ankth gjysmëshekullor’, duke lënë të kuptohet se një propozim i tillë ka qenë një gjë që s’i ka interesuar kushedi se çfarë; ose s’i ka interesuar asnjë çikë. “Vendi im është në anëcakun e kulturës, sidomos të përkthimit, ndërsa politika në vetvete nuk më ngjall interes”, thotë ai në një përpjekje për të shpjeguar faktin pse e ka harruar detajin ‘presidencial’.

Në po këtë intervistë, ai flet për shkollën e përkthimit në Shqipëri, e për përkthimet e sotme. Fillimisht ai përmend përkthyesit që kanë punuar në vitet 1960-’70, si “Pashko Gjeçi, Bujar Doko, Sotir Caci, Halit Selfo, Vedat Kokona, Robert Shvarc, Petro Zheji, Henrik Lacaj, Sotir Papahristo, Frano Alkaj, Mark Dema”. Ndërsa nga të sotmit përmend “Aurel Plasarin e Afrim Koçin”; nga të rinjtë “Drita Çitakun e Ledia Dushin”.

E.G.

Comments

Submitted by sabri (not verified) on

<p>eshte e dhimbshme te shohesh sesi ky njeri konformohet sot, kur pretendon te kete rezistuar ne kohen e diktatures. nuk qe ne gjendje te thote nje gjysem fjale per prerjen e parkut te tiranes nga lulzim basha, packa se na predikonte nje vit me pare kandidatin ne fjale, ne menyre qe t&#39;i jepej fund tiranes &quot;se betonizuar&quot; te edi rames. amik kasoruho, nje qendrestar i djeshem dhe nje konformist i sotem! sa keq!!!</p>

Submitted by Dardan (not verified) on

<p>Vendi yt eshte ne anecakun e kultures????? &nbsp; &quot;Vendi&quot; eshte nje fjale pergjithesuese ku hyjne edhe toka edhe pemet etje. Pemet shqiptare dhe me dhjetra plantacione portokallesh, limonash, fiqsh, kumbullash e mollesh i kane mbjelle prinderit e mij, edhe vet une kur isha i vogel ne shkolle cdo dhjetor ne muajin e pyllezimit kam mbjelle shume rrenje peme . Keto peme, a nuk i shikon ti zoti perkthyes i qendres se kultures se si masakrohen ? Pse nuk flet per ata qe shkaterrojne pemet dhe gjithe vendin por lavderon Marrezine (Lulezim Bashen dhe mentoret e tij) qe ka mberthyer per fyti kete vend ne anecakun e kultures? &nbsp;Pa pasur ne rradhe te pare natyren e vertete qe ta veshtroj dhe ta shijoj, perkthimet dhe krijimet e tua me duken si pordhe gjigande e futur ne nje ballone te zbukuruar. Boll me me mashtrime se nuk i ka hije askujt aq me shume pleqeve qe jane duke ikur nga kjo bote me shpejt se te tjeret. Largohuni, ju lutem shume, me dinjitet nga kjo bote, bote qe ne vend ta zbukuroni, pengoni te tjeret te bejne punen e tyre absolutisht te kulturuar.</p>

Submitted by matiani (not verified) on

<p>Ky zoteria Kasaruko e mori seriozisht propozimin qe bente zonja Haxhiaj, letrare dhe deputete e PD-se.</p><p>Shyqyr qe mbeti me aq se do ta kishte pesuar sivellai i tij A.Hoxha. Mire e thoshte njeri ne nje blog tjeter, keta&nbsp; vuajne paburrerine e tyre per te pranuar hapur se kane punu per Sigurimin, prandaj Sala i perdor si don vete.</p>

Submitted by Is (not verified) on

Ignorante

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.