Libia dhjetë vjet pas revoltës, NATO dhe mundësitë e humbura

Postuar në 17 Shkurt, 2021 12:59
Lorenzo Cremonesi

 

Trazirat në Libi dhjetë vjet më parë nisën për shkak të guximit të popullit, veçanërisht atij në Cyrenaica, që mbushi rrugët rrugët në protestë kundër diktaturës. Kjo ndodhi pikërisht në valën e shpresave të mëdha në emër të lirisë dhe demokracisë që hyri në histori si Pranvera Arabe. Nëse Zine El Abidine Ben Ali sapo ishte dëbuar në Tunizi dhe Hosni Mubarak në Egjipt, pse nuk duhej të ndodhte e njëjta gjë me Muammar Gaddafin?

Më 17 shkurt 2011, Benghazi u vetëshpall i lirë dhe një komitet intelektualsh vendas po përpiqej të organizonte një lloj autoriteti për të qeverisur shoqërinë civile dhe veçanërisht aktivitetet ushtarake. Ndërkohë, Misrata, Tobruk, Derna, Zintan, Zaëia u ngritën në protesta, të cilat arritën në periferi të Tripolit.

Megjithatë, duhet theksuar se pa ndërhyrjen ushtarake të NATO-s, në veçanti të francezëve, amerikanëve dhe britanikëve, protestat do të ishin mbytur në gjak vetëm pas disa javësh. Pjesa më e madhe e opinionit publik ndërkombëtar e pranoi propagandën e protestuesve si “ar të pastër”. Sipas kësaj propaganda, Gaddafi përdori mercenarë afrikanë për të luftuar popullin e tij. Nuk ishte e vërtetë. Në zemër të trupave pro-regjimit qëndronin fëmijë të fiseve besnikë të kolonelit. Asnjëherë nuk do ta dimë se sa rëndësie dhe peshe do të kishin në rast se bëheshin zgjedhje të lira. Por mbetet fakt që, nëse kolonat ushtarake të Gaddafit nuk do të ishin shkatërruar nga avionët francezë jashtë Bengazit në 19 mars, revolucioni do të kishte mbaruar për disa ditë.

Gabimi ishte në faktin që nuk u kërkua kompromis. Duke shmangur derdhjen e gjakut, NATO-ja mund të kishte insistuar në lehtësimin e dialogut me regjimin. Saif al Islam, djali i Gadafit, më i angazhuari në politikë, propozoi hapur zgjedhje të lira nën mbikëqyrjen ndërkombëtare. Por asgjë nuk doli prej saj. Ajo që pasoi, dihet nga të gjithë: Libia mbeti dhe vijon të jetë në kaos. Gabimet e asaj periudhe duhet të lexohen me kujdes edhe sot.

/ Corriere.it /

Comments

Submitted by Abebe Bikila (not verified) on

Edhe Libia duhej te bombardonte Francen gjate protestave te jelekverdheve sipas kesaj logjike te Krem - one - si?

Submitted by Aqif (not verified) on

Gabimet........ une do t’i quaja krime. Historia e Frances ne Afrike dhe ishujt perreth saj eshte nga shekujt e kaluar dhe Deri me sot me genocide.
Miliona arabe dhe afrikane jane vrare nga regjimet franceze, nga ky shtet qe jep leksione per demokraci por historine e tij e ka te mbuluar me gjak.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.