Qeveria jep të drejtën e ndërtimit të një hidrocentrali të dytë në lumin Vjosë

Postuar në 09 Shtator, 2015 11:18

Qeveria shqiptare i ka dhënë të drejtën e ndërtimit të një hidrocentrali në Lumin Vjosë, kompanisë turke Çinar-San Hafriyat Nakliyat Inşaat Turizm Sanayi Ve Ticaret Limited Şirketi. Vendimi është marrë më 29 korrik 2015 në Këshillin e Ministrave dhe është botuar bë Fletoren Zyrtare më 10 gusht. Bëhet fjalë për një hec në zonën e Poçemit, që bëhet kështu i dyti pas hec të Kalivaçit në Vjosë. Debate ka krijuar edhe ideja e ndërtimit të një nec në Langaricë, megjithë kundërshtimet që vijnë nga grupet mjedisore edhe jashtë Shqipërisë. “Vendimi i marrë nga qeveria në korrik gjithashtu bie ndesh me angazhimet që kishte marrë kryeministri Edi Rama një muaj më parë gjatë fushatës elektorale për zgjedhjet vendore, kur kishte premtuar se në Vjosë nuk do të ndërtoheshin më hidrocentrale dhe se lugina e saj do të kthehej në zonë të mbrojtur”, shkruan BIRN. http://www.gazetatema.net/web/2015/09/09/rama-shkel-premtimin-per-hidroc...

Comments

Submitted by Ardiani (not verified) on

Perse duhet dhene bonus kur dihet qe ky projekti eshte i kopjuar dhe nuk permban asnje informacion te ri tekniko-ekonomik.
I gjithe profili i lumit vjosa duhet te tenderohet dhe te gjendet zgjidhja teknike, ambjentale dhe ekonomike me optimale per cdo propozim.
Jam dakort te ndertohen HEC-e sepse kane efekshmerine e tyre si ne aspektin teknik per sistemin energjetik (humbjet), mbrojtjes te mjedisit (floods) ashtu edhe ne ate ekonomiko-social te rajonit, por perse duhet te pranojme zgjidhje te cilat praktikisht shkaktojne vonesa dhe probleme sociale si ne rastin e HEC Kalivac?

Edhe pse mori bonus dhe ka mbeshtetje politike, ky projekt nuk do te fitoje sepse eshte jo feasibel dhe efficient me profilin hydroenergjetik qe ofron lumenjte Vjosa dhe Drino.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.