Lufta kundër evazionit dhe informalitetit merr vetëm një kuptim: Burg

Postuar në 10 Shtator, 2015 15:57

Tashmë aksioni kundër evazionit dhe informalitetit po njeh vetëm një drejtim: masa të reja penale, ose ndryshe represion. Qeveria ka menduar që edhe për këto dy çështje të adresojë ndryshime në Kodin Pena, duke propozuar burg për ata që fshehin detyrimet tatimore apo mbajnë punonjës të paregjistruar. Situata është me zarar në komedinë që po ofron ky lloj shteti. “Ndryshimet më të forta janë ato në nenin 180 të kodit aktual, i cili flet për fshehjen e detyrimeve tatimore...Me draftin e ri hiqet mundësia e gjobës dhe kjo shkelje do të dënohet automatikisht vetëm me burg, deri në dy vite. Veç kësaj, në të njëjtin nen, drafti i ri shton një paragraf të posaçëm, i cili klasifikon si vepër penale edhe 4 shkelje të tjera tatimore, të cilat janë: ushtrimi i aktivitetit tregtar të paligjshëm, mosregjistrimi në organet tatimore, mosdeklarimi i të punësuarve dhe moslëshimi i kuponit tatimor. Të katërta këto shkelje do të dënohen deri në 3 vite heqje lirie”, raporton Top-Channel. Për tatimorët që nuk bëjn detyrën, qeveria mendon 7 vite burg. Burgu do valojë edhe për ata tregtarë karburanti që tregtojnë jashtë cilësisë: 5 vite thotë qeveria.

Po a kanë sens ekonomik këto masa? T’u thuash shqiptarëve “burg” për çdo shkelje, është tepër. Nuk ka asnjë qeveri mandat të tillë, përveç faktit se kjo burgosje masive e paralajmëruar, ka të mirën se do hapë fronte pune për gardianë dhe biznesin fason, që do qepë batanije e çarçafë pa hesap.

http://www.top-channel.tv/lajme/

Comments

Submitted by Ecc (not verified) on

Zotni qe ke bere kete vleresim!
Jam mjaft kritik me shume veprime apo mosveprime te qeverise Rama. Por sa i takon kesaj ceshtje, e ke gabim. Ne shqiperi ajo qe ka humbur tek njerzit, e qeverisur apo qeverises eshte humbja e frikes ndaj ndeshkimit te fajit. Problemi me Ramen nuk eshte ideja per te ndeshkuat ata qe thyejne ligjin dhe perpiqen tiu bejne bisht detyrimeve ndaj shtetit qeverise shoqerise publikes. Problemi me Ramen eshte veprimi me parimin e selektivitetit.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.