1075 vjet burg për predikuesin turk Adnan Oktar

Postuar në 12 Janar, 2021 12:41

Një gjykatë turke ka dënuar dje predikuesin televiziv të Islamit, Adnan Oktar me mbi 1000 vjet burg nën akuzën e krijimit dhe drejtimit të bandës kriminale, mashtrimit dhe abuzimit seksual. Ai u arrestua në korrik 2018 bashkë me 77 persona të tjerë dhe qysh atëherë ka qëndruar në burg.

Së bashku me 13 drejtues të bandës ata morën një dënim që në total shkon 9 803 vjet burg, kurse vetë Oktar u dënua me 1075 vjet e 6 muaj për 10 akuza. 

Ai është një personazh atipik sipas të gjitha parametrave. Drejtues dhe moderator në një televizion që e themeloi vetë ku organizoheshin shfaqje apo diskutime mbi vlerat islame, por edhe kërcime me vajza të reja dhe djem të rinj, që Oktar i thërriste “kotelet” dhe “luanët” e mij. Ai nisi të krijonte grupe ndjekësish që në vitet ’70 dhe sipas mbështetësve të vet pretendoeht se ka shkruar 300 libra që janë përkthyer në 73 gjuhë, përfshirë një nën pseudonimin Harun Yahya ku argumenton se teoria evolucioniste e Darvinit qëndron në themel të terrorizmit global.

Comments

Submitted by Aqif (not verified) on

Ne Shqiperi kemi pseudohoxhe “shqiptarine “ Visin, qe duke shfrytezuar naivitetin e debilizmit kosovar, mjel lopet (jo kotelet) e kesaj krahine te ishJugosllavise dhe ka rritur pasurine e tij marramendase ne gjoja bamiresi.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.