Ankesa e qytetarit/130 mijë lekë për një dokument në Bashkinë e Tiranës

Postuar në 03 Shtator, 2015 14:58

Denoncimi i mëposhtëm është dërguar përmes postës elektronike nga qytetari T.L, i cili e sjell si përvojë vetiake. Po e përcjellim me shpresë se edhe Bashkia e Tiranës do të japë një sqarim:

“Pershendetje, Mbase ju kane shkruar dhe te tjeret por ne minibashkite dhe gjendtjet civile ne Tirane po ndodh nje skandal i madh! Shkova sot per marre nje vertetim banimi pasi me duhej dhe punonjesja me thote ik paguaj taksat. I thashe qe taksat u bene kaq kohe qe paguhen bashke me faturen e energjise..Por me tha, ik te zyra taksave e shihe.. Aty ishte skandal plot me njerez.. duhet te paguaje taksen e banimit qe llogaritej per m2 ne varesi te shtepise dhe ta merrnin qe nga viti 2011. Pervec kesaj, per vitin 2011 secila familje duhet te paguante tarifen fikse 5000 leke te reja dhe ishte standarte.. Nuk e kuptova se per ca ishte kjo tarife dhe pse duhet ta paguje cdo njeri?Ne baze te cilit udhezim te Bashkise dhe me cfare aresyere? Me pak fjale, per te marre nje dokument ne gjendjen civile, duhet te paguash mbi 13.000 leke te reja..Ju lutem shperndaje kete shqetesim se prek shume familje ne Tirane e askush nuk jep pergjigje per cudirat! Faleminderit”.

Comments

Submitted by deni (not verified) on

Është taksa për pasurinë e paluajtshme.
në vitin 2011, kur bashkia ndryshoi kryetar, u bë kalimi i taksës se pastrim gjelbërimit tek fatura e UKT-së por kjo u rreklamua sikur të gjitha taksat që pagueshin pran zyrave të gjendjes civile (pastrim gjelbërim + taksa e pasurisë së paluajtshme) u shpërndanë për 12 muaj tek fatura e ujit. Në fakt ky ishte një variant i ri për të rritur taksën e pastrim gjelbërimit dhe qytetarët kurrë nuk u sqaruan dhe vazhdojnë të mos sqarohen, se ka dhe këtë detyrim për të paguar taksën e pasurisëpranë Zyrave Të Gjendjes Civile.
Me respekt

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.