Z. Braçe, sikur të flisnit edhe për ndonjë gjë tjetër!

Postuar në 27 Gusht, 2015 12:33

Foli dje, foli edhe sot. Këtu nuk është fjala për të drejtën e fjalës, se atë e kemi vetë, por për vlerën e asaj që themi. Erjon Braçe, deputet dhe kryetar i Komisionit të Ekonomisë, ka dy ditë që “prononcohet” në Facebook për çështjen e Kishës së Dhërmiut, për akuzën e Greqisë se prishja e saj me rruspat e INUK-ut, natën, si dikur ndalimi i grupeve armiqësore, kujton aktet e ISIS. Dhe deputeti ka një kundërshembull: restaurimin e Kishës së Karavastasë. “Ne, “xhihadistët e ISIS” që po rindërtojmë kishat e vjetra shqiptare...Per te gjithe akuzuesit, kritikuesit, mallkuesit e djeshem; ‘Gjyqi i fundit’. Kjo eshte piktura e fundit murale qe mjeshtri Mustafa Arapi riktheu dje ne Kishen e Kuqe te Shen Thanasit ne Karavasta/Divjake. Nje thirrje kam. Heshtni dhe shijoni”, shkruan ai(http://www.gazetatema.net/web/2015/08/27/fotot-ne-xhihadistet-e-isis-qe-...). Thirrje komike e një deputeti që drejton komisionin e ekonomisë. Ka shumëçka për të folur ky deputet, të cilin mediat e kanë përherë të mirëpritur se vjen nga radhët e saj. Mund të flasë për batërdinë në tatime, për batërdinë në dogana, për kërbaçin në emër të luftës kundër evazionit, për mbulimin që po i bëhet vjedhjeve në nivele të larta. Mund të flasë ky deputet për konçesionet që na premtoi se do të zhbëheshin, e që po shumëfishohen. Mund të na flasë ky deputet për akuzën që vjen anembanë të 19 deputetëve me cv të inkriminuar. Për varfërinë, për azilin, për rrokopujën e një gjoja qeverisjeje që po bën fakt atë që Jozefina e shfryu në Parlament. Një qeverisje që po kap për zhelesh atë që mund të kapë. Mund të flasë ky deputet edhe për avionët e hashashit që vinë e venë dhe nuk pyesin për dovletin e Tiranës. Jo, deputeti Braçe flet për kishën, bëhet një çikë patriot, tifoz nacionalist. Bën edhe atë që nuk e bën Ministrja e Kulturës, e buzëqeshura ministre, që u fsheh dhe nuk bëri asnjë prononcim, se cili është statusi i objektit. Llafe janë në fund të fundit. Llogje deputetësh. Puna është se Shqipëria është vend i vogël dhe merret vesh se zhurma e fjalëve nuk përputhet me fuqinë e veprimit. Sidomos kur deputeti tashmë është i zgjedhuri i kryetarit, apo “kryetarëve” dhe jo i bazës. Dhe këtë e dinë mirë të gjithë.
s.z

Comments

Submitted by Plaku Xhuxhumaku (not verified) on

Erion Bracja eshte i njohur per diarrhene e tij verbale. Te ruhet nga Erioni tjeter tani se mos ha ndonje gjobe per kaken qe leshon andej ketej pa pyetur fare per nevojtoren.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.