Rasti Bushati shpjegon mirë marifetin ndaj Surroit

Postuar në 04 Dhjetor, 2020 14:57

Dje mediat raportuan se Ditmir Bushati, ish-ministër i Jashtëm, humbi në garën për të marrë drejtimin e departamentit të medias në OSBE. Siç u bë e njohur, z. Rama që drejton organizatën, nuk e kishte përfshirë Bushatin në listën finale, duke çuar kështu në skualifikimin e tij.

Mund të ketë shumë arsye pse ka ndodhur një gjë e tillë, qoftë edhe arsye koniunkturale, por kandidatura e Bushatit aty thuhet se mbështetej edhe nga amerikanët. Pra z. Rama nuk ka qenë i izoluar në këtë emër.

Ky lloj episodi na zbulon atë politikën e trukeve që z. Rama aplikon sa herë kërkon të godasë kundërshtarë të vetët. Nuk është pa sens të nënvizohet se largimi i Bushatit u interpretua si spostim I tij nga politika.

Teksa u spostua nga qeveria, Bushati u propozua në një detyrë të re duke përcjellë mesazhin se nuk ka gjë personale me të. Më pas vjen largimi me procedurë, diçka që nuk perceptohet në publik.

Kjo politikë marifetesh është një lloj prove për të kuptuar se edhe në rastin e heqjes së titullit “Qytetar Nderi” për Veton Surroin në Kukës, kemi të bëjmë me një politikë të dirigjuar, ku z. Rama pasi autorizon goditjen, riautorizohet si korrigjues i gabimeve. Gjithnjë në funksion të imazhit të vet dhe përcjelljes së mesazheve.

Debati mbi këto lloj incidentesh është i kotë sa kohë që në themel të çdo vendimi qëndron vetëm një njeri. Ndaj edhe shtirja e mediave sikur po analizojnë faktorët e një situate është asgjë më shumë sesa altoparlant i një politike që lexohet qartë.

Comments

Submitted by Anonymous (not verified) on

Edhe gomar, edhe hajdut. Vështirë ta ndash nga anon më shumë kandari.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.