Posti në OSBE, Rama eliminon Bushatin. Mustafa Nano: Këtu mbyllet karriera e ish-ministrit të Jashtëm

Postuar në 03 Dhjetor, 2020 15:26

Ish-minisri i Jashtëm, Ditmir Bushati, nuk ka arritur të marrë postin e përfaqësuesit të lirisë së medias në OSBE. Edhe pse e propozoi vetë, kryeministri Edi Rama, në cilësinë e kryesuesit të OSBE, nuk e ka dërguar emrin e ish-ministrit të tij tek lista finale e kandidatëve për 4 pozicione kyçe në organizatë.

Emri i kryediplomatit u propozua në shtator nga Edi Rama për të qenë pasues i Harlem Desir, por mesa duket në fund, kryeministri i ka besuar më shumë portugezes Teresa Ribieros, e cila tashmë pritet të mbajë postin e Përfaqësuesit të Lirisë së Shtypit në OSBE.

Sekretarja e re e përgjithshmë e OSBE pritet të jetë diplomatja gjermane Helga Schmid. Ndërkohë, në një intervistë në studion e TvT, analisti dhe gazetari Mustafa Nano e komentoi këtë si mbylljen e karrierës politike të Bushatit. “Karriera e Bushatit mbyllet njëherë e mirë”, tha Nano. 

Comments

Submitted by Anonymous (not verified) on

Rama mund ta propozonte apo kishte tager ta punesonte? Na e paraqisni sikur Rama paska ne dore OSBE ne. Vetem villni vrer.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.