Qeveria kërkon adresën e emigrantëve. Kush nuk e deklaron, nuk merr shërbime

Postuar në 28 Nëntor, 2020 11:16

Qeveria shqiptare, kjo e tanishmja, ka vendosur të marrë seriozisht veten dhe shtetin ku ka hipur duke pretenduar të marrë adresën e qëndrimit të shtetasve që banojnë jashtë territorit të Republikës. Përmes një vendimi të datës 4 nëntor, përherë me propozim të ministrit të Brendshëm, qeveria ka vendosur të detyrojë deklarimin e adresës së shtetasit shqiptar jashtë Shqipërisë, duke njoftuar se mosdeklarimi i adresës do të sjellë ndërprerjen e shërbimeve ndaj tyre që nuk janë asgjë më shumë se ato të Gjendjes Civile dhe ushtrimi eventual i të drejtës së votës.

Me këtë vendim të tri shfuqizohet edhe një vendim i ngjashëm i vitit 2018 që nuk dihet nëse është zbatuar ndonjëherë apo jo.

Nga ana tjetër, akti sjell me vete një lloj paradoksi. Për rreth dy vjet me radhë, qeveria u përpoq të stabilizonte adresarin e shtetasve që jetojnë brenda territorit të Republikës, por pa sukses. Qoftë për shkak të refuzimit, qoftë për shkak se siç u bë e njohur administrimi i të dhënave të reja solli probleme me shumë qytetarë, të cilëve u ishte ndryshuar gabimisht vendbanimi në dokumentacion.

Në këto kushte është disi e tepruar të pretendohet të menaxhohet një proces më kompleks, ndërkohë që është e pacipë të detyrosh njerëzit të deklarojnë adresën, kur vetë si shtet nuk je kurrë i pranishëm për ndonjë gjë pranë komuniteteve të shqiptarëve jashtë.

 

Comments

Submitted by Anonymous (not verified) on

Meqe nuk paska hesap sipas jush deklarimi le te mos e bejne. Fundja sherbimet (sipas jush gjithmone) nuk do ti marrin, pra nuk humbasin gje. Jeni keshilltare fantastike.

Submitted by redaksia on

Nuk keshilluam kend, dhame mendimin tone. Edhe te shkoj jashte, te ropatem pa asnje ndihme, te paguaj nen dore per te marre nje pasaporte - qe tani eshte online aplikimi- dhe nje dite pas 30 vjetesh te me thone deklaro adresen se na duhet, jo falemnderit. 

Submitted by amerikan (not verified) on

Po e mendoja kete budallallek te ri te qeverise (priten keto gjera nga te gjitha qeverite qe kane qene ne albania deri tashti). Ka nje problem: qeveria akoma mendon se ne jemi shqipetare... hahaha. Kete e ka shume gabim.
Mua me intereson qe cdo here te hyj ne shqiperi si amerikan dhe kam nje mbrojtje perfekte nga mbasada amerikane qe me pergjigjet deri ne nje (te pakten e dime nga na ikin taksat ketej) dhe qe ka nje fuqi absolute ligjvenese ne shqiperi.
Sherbime nga qeveria shqiptare?! po c'lesh sherbimesh me hyjne ne xhep nga kjo qeveri ... apo duan te justifikojne paret qe kane vjedhur me ate e-portal te lodhur?
Me lek nen dore aty mer cdo gje e dokument. Eshte shume me mire te jetosh si i huaj aty sesa te ekspozohesh ndaj nje sistemi te kalbur pa privacy, dhe ku me datat e tua luhet futboll.
Shteti do adresat tona?, epo i bie te flase me qeverine amerikane per kete pune se ne shume pak kemi te bejme me ate entitet shteteror qe qeveris ato skerka aty ne mesdhe. Po e dine c'pergjigje do te marin nga amerikanet.
Ka nje problem qe keta koqe ne qeveri nuk e kane kuptuar: kur vjen puna per vetdeklarime ne shtete qe kane liri shtetasit bejne si te duan, dhe nuk japin asnje te dhene ne keto kohera qe jetojme.
Censusi ne USA, regjistrimi i popullsise ketu eshte vullnetar. Mgjse ishte minimum invaziv, une nuk e bera dhe as me behet vone e s'ka njeri te te bjere prapa per te. Vetem nqs na shtrengon qeveria me metoda nga me te lavdishmet, do i japim te dhenat per te mare ate qe duam.
E kam fjalen qe me kete metode qeveria shqiptare, te mbushme e ka ....

Submitted by Anonymous (not verified) on

Keto rregulla ne forme ligji permbushin disa kritere te caktuara.
1. Kthejne njerezit ne maqina statistikore.
2. Gjobisin njerezit, per ti c'orientuar nga problemet politike.
3. Shperbejne format sociale te komunikimit.
4. Perforcojne individualizmin.
5. Emulsojne identitein kombetar.
6. Minimizojne format e organizimit shoqeror.
7. Shmangin perfundimisht revoltat e turmave.
8. Cimentojne kastat.
9. Sigurojne sundimin e qete te kastave te "larta" ndaj atyre te "ulta".
10.Sigurojne sundimin e vendeve te pasura ndaj atyre te varfera!

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.