Plani europian për politikat e barazisë gjinore kundërshtohet nga Polonia dhe Hungaria 

Postuar në 26 Nëntor, 2020 21:33

Hungaria dhe Polonia dolën kundër një plani të BE-së për "promovimin e barazisë gjinore dhe fuqizimin e grave" si pjesë e politikës së jashtme të bllokut.
Përplasja e fundit me Budapestin dhe Varshavën – të cilat javën e kaluar i vunë veton buxhetit të BE-së dhe planit të rimëkëmbjes nga Covid-19 si formë kundërshtimi ndaj kritikave të BE për sundimin e ligjit - është pjesë e një beteje përshkallëzuese që të dy vendet po bëjnë mbi termin "barazi gjinore" në disa  politika të ndryshme të BE-së, që nga çështjet shoqërore deri te inteligjenca artificiale.

Të mërkurën, shefi i politikës së jashtme të BE-së Josep Borrell dhe komisioneri për partneritete ndërkombëtare, Jutta Urpilainen, prezantuan një plan të barazisë gjinore për politikën e jashtme të BE-së, të titulluar Plani i Veprimit Gjinor III, i cili synon të forcojë të drejtat e grave, vajzave dhe komunitetit LGBTQI në të gjithë botën duke “sfiduar normat gjinore dhe stereotipet. 

Urpilainen tha se në kushtet e krizës së Covid-19, BE duhet të veprojë shpejt në mënyrë që të mos rrezikohen dekada të tëra progresi në këtë fushë. 

Por plani u kundërshtua nga Polonia dhe Hungaria, të cilat edhe pse theksuan përkushtimin e tyre në çëshjen e barazisë mes burrave dhe grave, nuk ranë dakord me termin “barazi gjinore”. 
Traktati i BE qartësisht i referohet jo barazisë gjinore, por barazisë mes burrave dhe grave”, tha sekretari polak për Bashkëpunim dhe Zhvillim, Pawel Jablonski. 

Ne nuk e shohim të nevojshëm këtë ridefinim dhe nuk i vlerësojmë përpjekjet për ta bërë këtë. Ne më tepër duhet të ndjekim normat ligjore në vend që të shpikim të reja, veçanërisht nëse ato mund të jenë të prirura për interpretime të pasigurta dhe probleme të ndryshme të përkthimit", shtoi ai.
Qeveritë e të dy vendeve nuk I kanë respektuar të drejtat e komunitetit  LGBTQI dhe Presidenti polak Andrzej Duda e bëri retorikën anti-homoseksuale argument kryesor të fushatës së tij të rizgjedhjes në verë.

Comments

Submitted by inculatore (not verified) on

Pra qartasi jane kundra bythqireve...gje e mire kjo per BE-ne.
Eshte e qarte tashme qe BE do pranoje Shqiperine ne gjoksin e saj, si nje ze i qarte probythqirave, duke qene se i ka patur ne krye vite rradhazi, qe nga 1945 e ketej

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.