Dokument për Bashën që e implikon me çështjen e UÇK-së. U zbulua para apo pas 17 majit 2017?

Postuar në 17 Nëntor, 2020 15:47

Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së Taulant Balla ka deklaruar se do të vërë në dispozicion një dokument që tregon CV-në e Lulzim Bashës, i cili thotë se ka qenë hetues në vitin 1999 në luftën e Kosovës.

Kjo është një çështje e një morali të munguar nga ana e Lulzim Bashës për t'i dhënë përgjigje disa çështjeve, të cilat, nëse Lulzim Basha do të merrte pak kohë për t'i sqaruar. Nëse unë apo dikush tjetër do të ishte në vend të tij do t'i kishte sqaruar që në momentin e parë. Unë do t'ju vë në dispozicion një dokument që vetë Lulzim Basha e ka depozituar në Kuvendin e Shqipërisë teksa është i regjistruar si deputet për legjislaturën 2017-2021, ku deklaron në CV-në e tij depozituar në kuvendin e Shqipërisë, ku thotë se në 1999 ka punuar si përgjegjës operacional i zyrës së gjykatës ndërkombëtare për krime lufte.

Diçka që Lulzim Basha e ka thënë dhe e ka deklaruar me dijeni të plotë dhe që konfirmon se si përgjegjës i zyrës vendore Tiranë ka deklaruar ta ketë kontaktuar dhe ta ketë bindur dëshmitarin Milaim që ta dorëzojë videon që do të hidhte shumë dritë në masakrën e Krushës. Nuk i kuptoj se si analistët e Bashës thonë se masakra e Krushës qenka sqaruar. Iu ftoj të shkoni në Krushë dhe të thoni se kjo masakër nuk është sqaruar dhe fajtorët nuk janë dënuar. Pa dashur të intervenojmë në kompetencat e gjykatës do të ngremë një komision për mbledhjen e fakteve për disa çështje që lidhen me Shqipërinë

këtë ka deklarua sot kryetari I Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla.

Pyetja që lind këtu për ne të vegjëlisë është: z. Balla ka ardhur në dijeni të këtij dokumenti pas apo para 17 majit 2017? Pyetje që ka rëndësinë e vet nisur nga përrallat që serviren muaj pas muaji në këtë vend.

Comments

Submitted by Anonymous (not verified) on

Nese e kuptova mire dyshohet qe ky Balla te kete patur dijeni me pare per kete dokument. Por edhe ketu lind pyetja cfare rendesie ka kjo? Apo me thjesht cila eshte perparesia ekzistenca e dokumentit apo koha kur prezantohet. Pyetje kjo qe ka rendesine e vet nisur nga perrallat qe llomotisnin analistet i tipit Balliu&co se Basha nuk ka qene ne 99 atje

Submitted by Anonymous (not verified) on

Me sa kuptova une, Balla ben pjese ne programin e tashem anti-Bashe, program ky i bazuar ne gjera te kota, pra larg edhe trillimeve, ne menyre qe Basha te fitoje "pafajsinw" me pas dhe te rehabilitohet me nder, keshtu qe mund te marri pas zgjedhjeve te reja -pse jo- ndonje ministri, si i etur qe eshte per poste! Kaq dhe asgje me shume!

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.