Nurembergu rikthen godinat e Nazizmit

Postuar në 14 Nëntor, 2020 17:37

Qyteti i Nurembergut në Gjermani ka vendosur të investojë për konservimin e godinave të kohës naziste përmes një fonid prej 85 milionë eurosh.

Është e rëndësishme për ne që të bëjmë gurët të flasin. Jo do të thotë të shpjegosh historinë pas tyre, të jesh transparent dhe përherë të këmbëngulësh ndaj “kurrë më” në këtë histori dhe në fund të udhëheqësh njerëzit duke u dhënë të gjithë informacionin

është shprehur Julia Lehner, drejtoresha për Kulturën në qytetin e Nurembergut.

Nisma është mbështetur edhe nga komuniteti hebraik duke marrë kështu një konsensus mbi një proces që bart rrezikun e riaktualizimit politik të godinave me simbolikë historike. Nisma na sjell në mendje mënyrën sesi i trajtuam Ne në Shqipëri objekte të kohës së komunizmit, për të cilin sot brezi i ri di thuajse asgjë. Dhe na ilustron sesa e dështuar është mënyra jonë e të mësuarit, pse kujtesa jonë infektohet vijimësisht nga predikimi politik i ditës dhe pse elitat gjallojnë kaq rehat në amoralitet.

Comments

Submitted by arben demo (not verified) on

cilat godina ...Komiteti Wendron....Kuvendi....komitetet e Partive...Shallvarrja...e tj e tj....
Edi qe prish eshte si ata

Submitted by redaksia on

Ne kontekstin e shkrimit, jo per te shpallur pikepamje tonat, nje objekt p.sh ishte ish-Kinostudio. Edhe objektet qe permendni nuk i flasin me historise, ato jane rifunksionalizuar nga pikepamja simbolike. Tani ne Nuremberg po thone qe duam te bejme guret te flasin dhe nuk themi qe kjo eshte domosdoshmerisht e drejte. Por ne Shqiperi p.sh komunizmi eshte perhere e me shume njohuri e nje pakice. Dhe nje arsye per kete eshte edhe vakuumi i monumenteve dhe hilja jone per t'u fshehur pas gishtit. 

E njejta gje po ndodh me Piramiden, per te cilen te pakten duhet te kishte nje debat. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.