Arrestime të nivelit të lartë në Mal të Zi. Akuza: Manipulonin lejet e ndërtimit

Postuar në 13 Gusht, 2015 19:05

Në Shqipëri flasim e bërtasin për arrestime të nivelit të lartë, por asgjë nuk ndodh. Prej vitesh. Ndërkohë në Malin e Zi, vendi i bukur fqinj me ne, duket se gjërat zhvillohen ndryshe. Të paktën siç raportojnë mediat, disa politikanë, të përfshirë në “sipërmarrje kriminale” janë arrestuar me akuzën e korrupsionit në shkallë të gjerë. “Ka arsye për të besuar se të dyshuarit kishin formuar një sipërmarrje kriminale për përfitimin në mënyrë të paligjshme të pasurive”, deklaroi prokurori Milivoje Katniç në një konferencë shtypi(http://www.ata.gov.al/mali-i-zi-policia-arreston-13-politikane-me-dyshim...). Fusha e veprimit të tyre është shumë interesante sepse na sjell ndërmend lejexhinjtë e Shqipërisë, që nisin që në majë fare e deri në fund. “Ata janë të dyshuar për manipulim të lejeve të ndërtimit, që kanë shkaktuar miliona euro humbje në buxhetin e shtetit malazez”, raporton ATSH. Mes të ndaluarve figurojnë: Lazar Ragjenoviç, kryetari i bashkisë së Budvës, zona më e njohur turistike e vendit, si edhe administratorja e qytetit, Milena Maroviç-Bogdanoviç, ish-kryetarët e bashkive, Rajko Kuljaca dhe Dragan Maroviç, si edhe Aleksandar Tiçiç, këshilltar i kryeministrit Milo Gjukanoviç. Milena Maroviç-Bogdanoviç është vajza e ish-presidentit malazez, Svetozar Maroviç. Dragan Maroviç është vëllai i tij.
Sa mund të na shkundër ky shembull? Me gjasë aspak. Në Shqpiëri lejet bllokohen, pastaj lejohen, hetohen dhe ata që dihen ndërtojnë. Dhe zinxhiri i firmëve shkon shumë më lart sesa në rastin e amalit të Zi, pasi këtu janë të përqendruara gjërat.

Comments

Submitted by Paul Tedeschini (not verified) on

Ne Shqiperi ndalohen perkohesisht lejet e ndertimit me qellim qe tu pengohen lejet rivalve dhe mandej perseri llirohen llejet per ata per te cilet ka interes politika ne pushtet. Ma MAFJE se kjo nuk ka.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.