Kryeqyteti që nuk mund të tërheqë vëmendjen e turistëve

Postuar në 13 Gusht, 2015 13:28
Liana Suleymanova

Jetoj në Shqipëri prej rreth dy vitesh, dhe kam vënë re se po aq sa të huajt dashurojnë plazhet e mrekullueshme të Sarandës, kalatë e Beratit dhe Gjirokastrës apo kishat dhe katedralet e Korçës dhe Shkodrës, po aq të zhgënjyer mbeten ata kur vizitojnë kryeqytetin. Arsyeja është më komplekse se trafiku apo cilësia e rrugëve, dy nga gjërat e para që të vijnë menjëherë në mendje kur flasim për Tiranën. Për mendimin tim, problemi qëndron në mungesën e planifikimit urbanistiko-arkitekturor në kombinim me mungesën e gjerave te vecanta të qytetit. Meqënese shumë pak mund të bëhet për çështjen e parë, pasi nuk mund (ose është shumë e vështirë) të ndryshohet pamja dhe shtrirja ekzistuese e qytetit, shumë më tepër ka mundësi të bëhet për ta transformuar Tiranën në një qytet më tërheqës për t'u vizituar. Gjatë mandatit të tij si kryetar bashkie, kryeministri aktual aplikoi një trend të "zbukurimit" të qytetit duke i shtuar grisë së ndërtesave të trashëguara nga komunizmi disa penelata ngjyrash më të gjalla. Tani, ajo çka mendoj se duhet bërë, është implementimi i iniciativave që do të tërhiqnin turistët e rinj e të "edukuar" dhe/ose të "përkëdhelur", qofshin këta vendas apo të huaj, duke mbajtur parasysh moton: "kryeqyteti është vitrina e një vendi".

Tirana është e rrethuar nga kryeqytete rajonale të cilët e kanë ndërtuar famën e tyre mbi historinë dhe veçantitë kulturore, si p.sh: Beogradi dhe Sarajeva, në një masë më të vogël Shkupi si dhe Prishtina (që i shërben nevojave të publikut në kërkim të jetës së natës, muzikës live, dhe krijimtarisë). Po, është e vërtetë që Tirana nuk ka aq shumë ndërtesa historike dhe nuk është një qytet i madh, vecori të cilat krijojnë kushte të përshtatshme për ta transformuar atë në një kryeqyetet modern dhe të përparuar. Kjo çështje merr rëndësi, veçanërisht pas zgjedhjeve lokale, kur tema si qëndrueshmëria dhe planifikimi urban bëhen gjithnjë e më kritike.

Çfarë është qëndrueshmëria urbane dhe pse Tirana duhet të bëhet një qytet i qëndrueshëm? Qëndrueshmëria nuk është koncept i panjohur për shqiptarët. Për ta ilustruar po jap një shembull: shumë shqiptarë ka kohë që kanë filluar të përdorin panele diellore nëpër shtëpitë e tyre, të cilat janë një praktikë e përshtatshme për një vend që gëzon deri në 300 ditë diell në vit, që do të thotë 2100-2300 orë me diell si burim i rinovueshëm energjie. Përdorimi i paneleve diellore në pronat publike si semaforët dhe dritat e qytetit, jo vetëm do të kursente fondet e qeverive vendore në planin afatgjatë, por do ta bënin Tiranën një kryeqytet më tërheqës për publikun e edukuar. Qëndrueshmëria është bërë e modes dhe ka sukses si koncept. Dhe, duke e bërë Tiranën një qytet më të vetëdijshëm dhe të qëndrueshëm në lidhje me mjedisin, do të shërbente për qëllime të shumëfishta, duke rritur popullaritetin e tij, veçanërisht në rajon, për të mos përmendur përfitimet e gjeneratave të ardhshme.

Projektet e rregullimit të bulevardit, zonës së Liqenit, unazës dhe kopshtit zoologjik, që janë në planet e Qeverisë së re Vendore të kryesuar nga kryebashkiaku i sapozgjedhur Z. Erion Veliaj, janë hapa në drejtimin e duhur. Ne – qytetarët e Tiranës do të na duhet të presim me shpresën që këto hapa të mos jenë thjesht ndryshime kozmetike, por përpjekje serioze të nevojshme për të ri-konceptuar tërësisht hapësirat publike të qytetit. Ideja e rikonceptimit të qytetit po merr gjithnjë e më shumë rëndësi dhe realizimi i ideve të tilla mund të shihet në shumë vende të botës.

Sipas raporteve të fundit, kostoja e përgjithshme e projektit "Shkupi 2014" për rinovimin e kryeqytetit të Maqedonisë aktualisht arrin në 560 milion €. Qyteti ndryshoi pothuajse të gjithë pamjen e tij, duke shtuar monumente, ndërtesa, ura, dhe parkingje. Edhe pse projekti është kritikuar nga shumë njerëz, “Shkupi i Ri” tashmë tërheq dhe do të vazhdojë të tërheqë turistë si “kryeqyteti ballkanik që përpiqet më shumë seç duhet", edhe pse s’ka shumë arsye të tjera veç kësaj për t’u vizituar.

Gjithashtu, do të doja të bëja një krahasim krejtësisht të pazakontë midis Tiranës dhe qytetit të Astana-së, i cila u bë kryeqyteti i Kazakistanit vetëm 20 vite më parë. Në këto dy dekada, qyteti u ri-ndërtuar praktikisht nga e para për ta përshtatur profilin e kryeqytetit me atë të një vendi modern, madje do të jetë edhe qyteti pritës i Expo 2017. Astana-ja është shndërruar në qendërn e inovacionit dhe qëndrueshmërisë të të gjithë rajonit, edhe pse ka pasur shumë kritika përkundrejt të qenit thjesht përmbushje e ambicieve personale të presidentit të vendit. Projektet e Astana-së dhe Shkupit dëshmojnë se ndërhyrjet ekstreme për të ndryshuar kryeqytetet kërkojnë jo vetëm investime të konsiderueshme, por tregojnë se ajo çka është edhe më e rëndësishme janë idetë.

Prandaj, të dashur lexues të AgroWeb, ju ftojmë të ndani me ne idetë tuaja. Çfarë ndryshimesh do të dëshironit të shihnit në Tiranë? Si e imagjinoni kryeqytetin tuaj në të ardhmen? Çfarë gjerash të veçanta mund të shtohen për ta bërë Tiranën dhe jo vetëm Shqipërinë, një destinacion turistik në rajon?

Ju ftojmë të komentoni në faqen tone të Facebook-ut. Le të mbledhim sa më shumë ide për të ndihmuar në përmirësimin e Tiranës dhe ekipi i AgroWeb-it do të sigurtohet për ti pasuar këto ide te autoritetet përkatëse.

Për informacione të mëtjeshme mbi idetë për cështjet ambjentaliste nga kandidatët e bashkisë së Tiranës, ju ftojmë t'i reforeheni artikullit tonë duke klikuar këtu, ndërsa mbi platformat e tyre mbi bujqësinë mund t'i referoheni artikullit përkatës, duke klikuar këtu.

* Liana Suleymanova ka studiuar për histori në Universitetin Amerikan në Bullgari ku u njoh me Shqipërinë, e shkuara e të cilës e tërhoqi në mënyrë të veçantë. Interesi për këtë vend u zhvillua më tej gjatë studimeve master në Central European University në Budapest dhe në Akademinë Diplomatike në Vienë, ku ajo studioi në detaje historinë e Shqipërisë, veçanërisht periudhën nga sistemi komunist në demokraci.

http://agroweb.org/?id=10&l=493&ln=sq&url=kryeqyteti-qe-nuk-mund-te-terh...

Comments

Submitted by Ornela (not verified) on

Tirana eshte nje qytet m**i dhe me m*t do behet. Te ikim nje ore e me pare.

Submitted by Moj Budallaqe (not verified) on

Astana u ndertua nga leket e gazit moj goc qe paske studiuar sa per tja ulur vleren universitetit qe te pranuan. Ku do ti gjej Shqiperia aq leke falas? Do na besh krahasimin me Dubai-n neser apo me Doha-n? Ne Shkup u investua per arsye nacionaliste dhe me mentalitet pashallari dhe nuk eshte e vrtete se Shkupi eshte bere i bukur. I bukur ndoshta per katunaret dhe mendjeceket tip azilantesh te vitit 2015. Aq sa jane harxhuar ne Shkup i ka harxhuar vetem durresi ne plazh moj injrante e thate!!! Tirana eshte qelbur se ke ardhur ti qe 2 vjet dhe soji yt qe u bashkuan me kryepsikopatin Rama!

Submitted by Anonim as always (not verified) on

Autorja e ka hallin qe ti shkrepi fotot ne nje qytet modern, qe te shesi mend ne facebook. Qyteti ka jeten e tij dhe si nje qenie me jete ai ka nje histori - qe "modernistet" si puna e autores duan t'ja heqin me skalpelen e arkitektures, ti injektojne botoks qe te duket me modern, me trendi, me i ri. Por, sic e shohim rendom me njerezit qe u nenshtrohen nderhyrjeve kirurgjikale moderne, vertet qe keto nderhyrje te ndryshojne faqen e mund te sjellin kurreshtare per te te pare, por ama arsyeja e kurreshtjes eshte se je percudnuar ne ate fare feje aq sa del jashte perfytyrimit te nje mendje racionale. Ne rastin me te mire behesh si loloja e fshatit.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.