Shënim: "Profecitë” e gushtit

Postuar në 11 Gusht, 2015 14:28

Fajin e ka Saliu. Të gjithin. Madje fajin e ka edhe “Facebook” që i lejon Saliut të flasë përditë. Vetëm 2 vjet e gjysmë nga ndërrimi i pushtetit, një sërë mediash apo analistësh, po i rikthehen tezës “Saliu”, e cila duhet thënë se ka ndikuar shumë që disa analistë të bëhen ata që njihen sot: pra analistë. Se për çfarë të shkruhet vallë po nuk pati pak Sali të paktën një herë në javë?
Si bojatisje e kësaj fryme që po i zë frymën debatit publik për problemet e vërteta të qeverisjes, e pra edhe të vendit, u shfaq së fundmi një e ashtuquajtur profeci. U shfaq nga viti i largët 1992, kur të gjithë nuk dinin asgjë tamam, një fjalë e të ndjerit Gramoz Pashko në një aktiv të PD-së. Që paska thënë fjalë profetike: “Pashko është gozhdë në politikën shqiptare, si hija e Bankos pas Makbethit. Unë nuk dua as poste, as grada, as tituj...”, thoshte Pashko asokohe. Kjo gozhdë në politikë mbeti e tillë vetëm në fjalë, pasi koha provoi se autokracia që u vendos mori përpara të gjithë, e në fund edhe veten. Çudia është se divorcimi Pashkos me autokratin Sali Berisha që i thoshte se “ke filluar të mendosh se ti je e vërteta, ke filluar të mendosh se ti je personifikimi i demokracisë, mendon se ti je drejtësia, mendon se ti je ylli që ndrit, se ti mund të bësh çfarë të duash”, ishte e përkohshme. Se këto fjalë i mori era në vitin 2005 kur parimorët e pseduofraksioneve të PD-së u panë të gjithë në krah të Autokratit, ose më saktë me sytë mbi tortën e pushtetit. E me ta ishte edhe profesor Pashko. Ja edhe ëmbëlsira: “Do të luftoj deri në fund kundër dhunuesve të kësaj lirie. Ata janë armiqtë e mi, qofshin komunistë, qofshin fashistë”. Kushdo mund të besojë atë që dëshiron, por edhe historia i ka të regjistruar ngjarjet. Pak përpara se të vinte në pushtet, Sali Berisha do të shprehej nën një intervistë se “çekun e bardhë ma bëri peshqesh Gramoz Pashko”. Dhe çeku i bardhë ishte modeli i vitit ’90 i lugës së floririt, ndonëse nuk dihet si ta kualifikojmë historikisht: naivitet, profeci, ëndërr, apo një kockë për shqiptarët që nuk dinin ku kishin kokën?

Comments

Submitted by tani97 (not verified) on

Pashko ishte nje interesaxhi dhe asgje me shume. Ndjeu frymen e ndryshimit heret, e njihte boten perendimore se kishte dale jashte dhe kapi momentin. Kaq. Ne prill 1992 pasi u perjashtua nga hierarkia e larte e qeverisjes se PD u largua. Kaq prape. Interes i paster. Zero ideal.
U rikthye ne 2005 per interes. Vdiq prane Sales ne sensin e plote te fjales.

Submitted by nji (not verified) on

Cka asht ky artikull kaq i dobet? Nuk e kuptoj se pse e ulni cilesine!

Submitted by Bodrumi i Pashkove (not verified) on

Aty, ne bodrumet e Pashkove, u ngjiz femija i vdekur i demokracise shqiptare, sic e quajti Kasem Trebeshina.
Kuterbimit te krimeve iu bashkua hija mashtruese e gjoja pluralizmit, komunizmi nderroi dukje, si ne Rusi, si ne Kine...

Keta individe u thirren ne intervista tek Bota e Lire, qe mbylli syte e shpreses se ky vend mund te behet normal ndonje dite.

Pashko eshte simboli i qarte i shtirjes dhe shitjes, megallomanise boshe, krimit te pandeshkuar prej ligjit.

Habija qendron gjalle tek ata qe u bashkuan me Pashkon kunder berishes, dhe qe me ne fund u kthyen tek Berisha...

Prech Zogaj, nuk e shpjegon, as e fsheh dot kete. As prania e Ismail Kadarese ne kete bodrum nuk rrefehet dot e tera.

Kuterbim bodrumesh, dmth.

Submitted by keno kotorri (not verified) on

1. Partia Demokratike u themelua ne shtepine e Gramozit sepse aty u la nje takim pas mesnates te 11 Dhjetorit pas mitingut me studentet qe ishin ne takim me Ramizin.

2. NUk eshte bere ajo mbledhje nga 8 e30' deri14 e ca, ne bodrum por ne nje dhome te vogel ne katin e pare.

3, Nuk ka qene Kadareja aty as dhe nuk e thene ndonje here kete.

4. Pashko nuk morri poste ne qeveriner e 1992 sepse u gjykua negativisht puna e tij ne qeverine e stabilitetit (Qeveria Bufi), sidomos per dhenien e dyqaneve shitsave dhe nepunesave te nsdermarrjeve tregtare, ku punonte dhe motra e tij.

5. Krijimin e PD ne kundershtim me porosine e Ramizit per nje shoqate te studenteve dhe intelektualeve te rinje. si komunistet dhe ata qe paten frike te aktivizohen ne te kot e kane qe e shajne , shpifin e te tjera pislleqe. Ajo Parti ndermori nje rruge qe permbysi sistemin komunist, ndryshe nga disa vende te tjera, madje as Nano nuk u perpoq te çbente punen e saj, kete e beri Saliu dhe po e mbaron Rama me rikthimin e pinjolleve dhe me sproven r eshtuar te kapitalizmit komunist specific shqiptar, qe do deshtoje dhe do turperohet si Saliu per nga korrupsioni me te njejtat menyra e me te njejtit njerez.

Submitted by iliri tjeter (not verified) on

Gram oz Pashko! Drejtuesit e PD te atyre viteve, perfshi dhe Sali Berishen, as qe kishin njohurite me elementare te ekonomise te tregut dhe se si funksiononte ajo. Ne nje te tille ambient, profesori dhe I arsimuari per ekonomi, jepte idete se si mund te nderyohej Shqiperija demokratike. Dhe drejtuesit axhaminj te asaj kohe,I'm besonin plotesisht dhe pa as me te voglin kundershtim idete ne have te Pashkos.
Keshtu Pashkoja ne nje interviste ne Zeri I Amerikes, deklaroi se me rreziminn formal te komunizmit ne Shqiperi, vendet e demokracise perendimore do te dergonin 1. Anije me ndihma 2. Do te behej vaksinimi I gjith popullsise!!!!! 3. Dhe do te na jepnin cekun e bardhe.
Mbi bazen e ketyre fjaleve te Pashkos, te thena me qellim te keq ose Jo, PD filloi shkaterimin e fabricate, kombinateve,uzinave. Dhe I shkateroi duke nxjere ne pension para kohe mira puntore.
Kete veprim cmendurije Pashko e justifikonte se keto nuk kane c'na duhen sepse amerika dhe Europa do te na ndertojne te tjera, te tjera dhe me teknollogji te perparuar.
Prandaj Gramoz Pashkoja nuk duhet kujtuar asnjehere por duhet futur ne listen e armiqve te Shqiperise, te atyre qe me dashje shkateruan Shqiperine!

Submitted by keno kotorri (not verified) on

ore kaq nostalgjik jeni ju komunistet apo ju genjen mendje se anarko-populisti Rama do ta "rilindi" komunizmin specific shqiptar.

Komunizmi ra ne gjithe boten se deshtoi si sistem ekonomik se politikisht mund te mbahej dhe ca me teper por do binte.

PD I dha nje shtyse qe te binte se ai system kishte falimentuar. kishte 20 vite qe kur pushuan ndihmat kineze qe nuk behej asnje investim dhe me kalimin e detyruar ne ekonomine e tregut te lire asnje fabrike nuk do shiste mall.

Lexo per kete fjalimet e Ramizit me intelektualet, ekonomistet dhe studentet per tu bindur.

e mjafte me keto prralla se u prish shqiperia nga demokracia. U prish diktatura e poshter dhe ........

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.