Lejet e ndërtimit, Prokuroria nis hetimin ndaj Lulëzim Bashës

Postuar në 11 Gusht, 2015 16:41

Vetëm pas ditë pasi ka lënë kariken e kryebashkiakut të Tiranës, vihet nën hetim. Me akuzën “shpërdorim detyre”, Prokuroria ka nisur hetimet mbi ish-kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha. Gjithçka ka nisur pas një kallëzimi penal të Agjencisë Kombëtare të Planifikimit të Territorit, që i referohet lejeve të ndërtimit të dhëna nga Basha në kryeqytet gjatë periudhës qershor 2013-korrik 2014. Menjëherë pas kësaj, i është kërkuar Bashkisë se Tiranës, që të vendosë në dispozicion të gjithë materialin e duhur mbi lëshimin e këtyre lejeve.Hetimet ndaj ish-kryetarit të Bashkisë së Tiranës, kanë nisur përsa i përket lejeve të ndërtimit të dhëna gjatë harkut kohor 3 qershor 2013 – 29 korrik 2014.  Mbi bazën e kallëzimit penal të depozituar nga Agjencia Kombëtare e Planifikimit të Territorit, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë ka regjistruar procedimin penal për veprën “Shpërdorim detyre”. Më 31 korrik të këtij viti, Prokuroria i ka dërguar një shkresë Bashkisë së Tiranës ku ndërsa e informon mbi nisjen e hetimeve ndaj ish-kryebashkiakut Basha, kërkon prej këtij institucioni dokumentacionin e plotë për një seri lejesh ndërtimi. Sipas prokurorisë, shkeljet e pretenduara nga kallëzuesi janë të ndryshme dhe shkojnë nga mos respektimi i kateve në lejen e ndërtimit të objkteve deri te shtrirja e tyre përtej hapësirave të lejuara. Prokuroria dyshon se në 129 raste nuk janë respektuar procedurat për miratimin e Planit të Detajuar Vendor. Bashkia akuzohet gjithashtu edhe për mosushtrim te kontrollit të territorit ne fushën e ndërtimeve si dhe për mosrespektim të ligjeve dhe planit të përgjithshëm vendor nga projektuesi përgjegjës për hartimin dhe projektit arkitektonik të planeve të detajuara vendore.

Comments

Submitted by Surrelasit voto... (not verified) on

Ligji pertej ligjit, pra per nje Te Majte pertej se Djathtes.

Duhet thene se keshtu duhet vepruar gjithnje, se paku kur dorezohet ose merret ne dorezim nje zyre, nje pergjegjesi.
Nese Lul Basha del me pergjegjesi te shkelura ose te kthyera ne privilegj, te pergjigjet perpara Ligjit. Pse jo, duke ia shtuar rrugen e Kombit.

Por kam frike...
Kam frike se ... nuk ka per te ndodh gje prej gjeje ne kete dynjah te corruptuar se paku prej dekretimit prej PPSH-se se pluralizmit.

Se, mos mendoni ju se Lul Basha nuk ka gjetur nje varg shkeljesh prej paraardhesit te vete, zoterise qe tanime e kemi Kryeminister?!

Beri edhe Lulka ca deklarata atehere dhe i thane: E mire de mire, se na cave mender veshet! Tani u bere kryetar bashkie, e morem vesh qe Rama merrte 20 perqind, per cdo leje ndertimi -mbase prandaj ngul kembe qe ai, si kryeminister, te kete monopolin e ketyre leje mbi 6 kTE- por nuk dime se sa perqind do marresh ti, lul! Mbille gojen tani dhe vre punen e kukleten tende, se ne keto pune vijne ata qe duan te vjedhin apo jo?!

Edhe Erjonka ate po ben: ca pertitje tani, pastaj, qe te vazhdoj Pllani i Hyrjes ne Kodrat e Liqenit prej nje MegaPallati, do duhet t'i leshoj pe Lul Bashes: Te falim ty, qe na fale ne, qe te me falin mua neser pasneser...!

Populli, eh...ate pune ka: te genjehet me radhe prej nesh!

Pra, secili qe ngjitet tek Pallati i kryeministrit mund te behet diktator, apo jo?

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.